Grykët tek fëmijët

Të gjithë prindërit e dinë se fëmijët e vegjël preken lehtë nga grykët dhe e ftohura, kryesisht në stinë të ftohta të vitit, në muajt e lagësht të dimrit. Normalisht këto infeksione (që njihen si infeksione të traktit të sipërm respirator ose ITSR) kalojnë shpejt dhe nuk shkaktojnë shumë alarm. Ato shkaktohen nga viruset dhe nuk mund të kurohen. Trajtimi është çështje e reduktimit të simptomave me gjëra të tilla si paracetemol (panadol) për temperaturën dhe dekongjenstant-ë për t’a bërë jetën më të mirë.

Por ndonjëherë infeksioni mund të bëhet më serioz, duke e vendosur fëmijën në rrezik. Një nga këto kushte është edhe gjendja e grykëve. Ky është një infeksion viral që prek laringu-n (kutinë e zërit) dhe trakenë (trakeja). Grykët janë të zakonshme tek fëmijët midis moshave 6 muajshe dhe 3 vjeç. Përkeqësohen gjatë natës.

Cilat janë simptomat e grykëve?

Fëmija i prekur ka kollë të thatë të fortë që mund të vështirësohet e të shkojë deri në fishkëllima të forta, kur ai merr frymë. Tek fëmijët e vegjël rrugët e sipërme të frymëmarrjes në disa raste edhe mund të bllokohen. Kjo mund të kërcënojë edhe jetën e fëmijës dhe kërkon përkujdesje urgjente spitalore. Nëse mendoni se fëmija juaj ka vështirësi në frymëmarrjeje merrni në telefon menjëherë urgjencën, që fëmija juaj të marrë trajtim të shpejtë.

Si trajtohen grykët?

Trajtimi i grykëve në fazat e buta të sëmundjes konsiston në ndihmën që duhet t’i jepet fëmijës në realizimin e frymëmarrjes duke e risiguruar atë (një fëmijë i trembur merr frymë shpesh dhe pak, gjë që nuk lejon që në mushkëritë e tij të shkojë shumë ajër). Mbajtja e fëmijës drejt e ndihmon atë që të mbajë hapur rrugët e frymëmarrjes dhe kjo e bën marrjen e frymës më të lehtë.

Pages: 1 2