Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Helmimet

Informacion i përgjithshëm

Helmimi është një nga shkaqet më të zakonshme të hospitalizim-it të të rriturve dhe fëmijëve.

Nëse mendoni se dikush është helmuar njoftoni menjëherë urgjencën mjekësore ose mjekun e familjes  për të marrë këshilla.

Helmimi tek fëmijët

Helmimet janë shkaku i dytë kryesor për hospitalizimin e fëmijëve deri në moshën 4 vjeçare.

Eksperienca tregon se më shumë helmohen djemtë sesa vajzat dhe rreth 95% e helmimeve kanë ndodhur në shtëpi. Fëmijët nën 2 vjeç janë në një rrezik më të madh nga helmimi nga detergjentët, ndërsa fëmijët më të rritur nga helmimi nga ilaçet.

Helmimi tek fëmijët shumë rrallë rezulton me vdekje.

Helmimi tek të rriturit

Shumica e helmimeve tek të rriturit janë të qëllimshme dhe përbëjnë rreth 7% të numrit të përgjithshëm të trajtimeve mjekësore në Australi. Midis 2003 – 2004, helmimet me qëllim tek të rriturit përbënin 84% të vetëdëmtimeve  (19,253 njerëz).

Ilaçet që përdoren më shumë janë paracetamoli, anti-depresantët, anti-epileptikët, anti-psikotikët, ilaçet e gjumit, ilaçet anti-inflamatore josteriodale dhe alkool-i.

Femrat marrin më shumë overdozë në raste të qëllimshme, ndërsa meshkujt kanë më shumë raste helmimi të paqëllimshme. Helmimi i paqëllimshëm mund të përfshijë substanca si nafta, vajguri, pastrues dhe pesticide.

Agjentët helmues

Ilaçet e zakonshme në shtëpi janë shkaqet kryesore që fëmijët të dërgohen në spital për helmime. Disa nga këto janë:

  • Paracetamoli (zakonisht me shitje të përgjithshme ose nga farmacia dhe më pak në produkte të kombinuara);
  • Ilaçet e gjumit (zakonisht me recetë ose nga farmacisti);
  • Antidepresantët (zakonisht vetëm me recetë);
  • Ilaçet për presionin e lartë të gjakut ose për probleme të zemrës (zakonisht me recetë nga mjeku);
  • Drogat e paligjshme si kanabis.

Të tjera shkaqe të zakonshme janë:

  • Produktet e hidrokarbureve si solventet, terpentina, nafta dhe pastruesit e manikyrit;
  • Bimët helmuese si frutat e pyllit, shkurret, gjethet dhe kërpudhat helmuese;
  • Kimikatet bujqësore dhe perimore si insekticidet dhe fungicidet, helmi kundër minjve dhe kërmijve;
  • Agjentët korroziv dhe kaustikë;

Pages: 1 2 3 4