Helmimi aksidental

Fëmijët nga natyra janë eksplorues. Jeta e tyre është e mbushur me sensacione të reja për të cilat ata duan që të zbulojnë sa më shumë. Ky kuriozitet normal mundet që ndonjëherë të çojë në rreziqe. Helmimi i paqëllimshëm është një nga këto rreziqe, kryesisht për fëmijët nën moshën 5 vjeçare.

Është e rëndësishme që të kujtoni se fëmijët e vegjël mësojnë gjëra të reja duke i vënë ato në gojë. Ushqimi është burimi kryesor i kënaqësisë. Por nëse ata shikojnë gjëra të gabuara, mund të ndodhin helmime serioze dhe ndoshta fatale.

Edhe pse në shumë raste helmimi nuk sjell vdekje, janë të shumta rastet kur fëmijët dërgohen në spital nga helmimi i paqëllimshëm.

Helmimi mund të ndodhë në çdo kohë dhe në çdo vend, p.sh. në shtëpi, kur vizitoni miqtë, në festa, kur jeni në lëvizje dhe kur miqtë ju vizitojnë.

Helmimi i fëmijëve mund të jetë aksidental, por përsëri ai mund të parandalohet. Edhe pse është e pamundur që fëmija të vëzhgohet 24 orë në ditë, mbrojtja është jetësore kur ata nuk janë nën vëzhgim – qoftë edhe për një sekondë.

Disa gjëra të rrezikshme

Shumë gjëra të përditshme në shtëpi janë të rrezikshme. Midis këtyre gjërave që mund të shkaktojnë dëme serioze tek fëmijët janë ilaçet (përfshirë edhe produktet si paracetamoli, tabletat me hekur, ilaçet plotësuese dhe produktet bimore), vitaminat, alkool-i, drogat ilegale, shumë kremra dhe pomada, kozmetika, parfumet, produktet e pastrimit, luftuesit e kacabujve, sprajet e kopshteve, disa bimë, produktet e makinave dhe filtrat e cigareve.

Siguria që fëmijët të mos kenë akses tek helmet është mbrojtja më e mirë. Çdokush mund të marrë përgjegjësinë e reduktimit të shanseve të helmimit të një fëmije, si në rastet kur fëmija është në shtëpi, kur shkon në ndonjë shtëpi tjetër ose në vizita të rastit. Parandalimi kërkon vetëm disa minuta dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk kushton.

Çfarë mund të bëni?

  • Kontrolloni për helme të tëra dhomat. Mos harroni dhomën e gjumit dhe atë të ndjenjes.

Pages: 1 2