Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Hemorroidet

Informacion i përgjithshëm

Hemorroidet ndonjëherë janë quajtur “grumbuj”. Ata mund të jenë të brendshëm (brenda kanalit anal) ose të jashtëm (jashtë kanalit anal). Ata janë të zakonshme, sidomos pas moshës 40 vjeçare dhe gjatë shtatzënisë.

Hemorroidet e jashtme janë të vogla, në formën e një gunge të dhimbshme përreth anus-it.

Hemorroidet e brendshme janë zakonisht pa dhimbje, por mund të rrjedhin gjak. Ato ndodhin kur kanali anal brenda dëmtohet ose dobësohet. Rritja e moshës dhe kapsllëku mund të jenë ndikues.

Hemorroidet e brendshme mund të dalin jashtë përmes anusit, në fillim kur ka një lëvizje të zorrëve dhe më vonë, në çdo kohë. Disa kthehen prapa në veten e tyre, por ato më të rëndat duhet të shtyhen mbrapa me gishtin tuaj. Disa nuk mund kthehen prapsht, dhe kjo sjell komplikacion-e.

Shkaqet e hemorroideve përfshijnë rritjen e moshës, shtatzëninë, vena-t me varice, kapsllëkun kronik, lodhjen kur ju shkoni në banjë, obezitet-in, diarre-në kronike, dhe zorrët ose tumor-et e legenit.

Simptomat e hemorroideve

  • Gjakderdhje nga zona rektal-e, veçanërisht kur ju shkoni në tualet, kjo mund të jetë e dukshme si ngjyrë gjaku në facoleta ose në banjo;
  • Kruarje rreth anusit;
  • Dhimbje të shurdhët ose djegie në zonën rektale, kryesisht kur shkoni në tualet;
  • Lodhje kur ju shkoni në tualet.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse është hera e parë që keni hemorroide;
  • Nëse personi me hemorroide është një fëmijë;
  • Nëse gjaku duket i miksuar, jo vetëm i dukshëm në pjesën e jashtme;
  • Nëse gjaku është i bollshëm ose i vazhdueshëm ose me ngjyrë të errët;
  • Nëse ju keni dhimbje të forta ose kruarje rreth zonës rektale;
  • Nëse hemorroidet duhet të shtyhen pas, pasi ju keni qenë në tualet;
  • Nëse vini re feçe, mukus, qelb ose çfarëdo zbrazje tjetër;
  • Nëse keni tendosje, kur keni një lëvizje të zorrëve dhe ndjeni sikur nuk mundeni plotësisht të zbrazni zorrët;
  • Kur keni një dhimbje të rëndë sidomos kur keni lëvizje të zorrëve;
  • Nëse keni simptoma për më shumë sesa tre javë, nëse hemorroidet nuk përmirësohen pas një jave, ose nëse hemorroidet kthehen;

Pages: 1 2