Hepatiti C dhe të qëndruarit të shëndetshëm

Të qëndruarit sa më të shëndetshëm që të jetë e mundur do t’ju ndihmojë që të përballoni më mirë Hepatitin C. Të qëndruarit të shëndetshëm gjithashtu do t’ju ndihmojë që të shmangni problemet e mëlçisë.

Ngrënia e një sërë ushqimesh në një balancim të drejtë, do t’ju ndihmojë në përmirësimin e shëndetit. Këshillat e mëposhtme në lidhje me dietën dhe ushqimin janë zhvilluar nga dietologët e Hepatitit C. Nëse nuk keni ndonjë dëmtim serioz të mëlçisë, nuk ekzistojnë ushqime që duhet të shmangni. Nëse keni një problem serioz të mëlçisë, flisni me mjekun tuaj ose dietologun.

Pesha trupore dhe Hepatiti C

Nëse keni hepatitin C dhe gjithashtu keni diabet-in e llojit 2, ju keni një shans të lartë që të përkeqësoni jetëgjatësinë. Çfarë ndihmon në shkaktimin e diabetit të llojit 2? Ngrënia e tepërt e sheqerit, të mos ushtruarit e tepërt dhe të qenit mbipeshë.

Mbajtja e një peshe të shëndetshme trupore do të ulë rrezikun e sëmundjes së mëlçisë dhe do të ndihmojë në përmirësimin e trajtimit të hepatitit C.

Alkooli

Me hepatitin C, rreziku ndaj zhvillimit të dëmtimit të mëlçisë është i lartë kur konsumohet shumë alkool. Pirja e pakët e alkoolit ndihmon në reduktimin e rrezikut të dëmtimit të mëlçisë. Udhëzimet rekomandojnë maksimumi 2 pije standarte në ditë. Një pije standarte është një birrë e lehtë ose një gotë verë.

Nëse doni t’i jepni vetes tuaj një shans më të mirë përmirësimit të hepatitit C, duhet të konsideroni mospirjen e tepërt të alkoolit. Studimet sugjerojnë se minimizimi dhe kontrollimi i marrjes së alkoolit do të përmirësojë shanset tuaja të kurim-it.

Nëse keni vështirësi ndaj reduktimit të nivelit të alkoolit, kërkoni këshilla nga mjeku. Këshillat e mëposhtme mund të jenë të domosdoshme:

  • Mundohuni të reduktoni pijet alkoolike;
  • Pas çdo pije alkoolike, pini shumë pije joalkoolike;
  • Shmangni vendet që pihet shumë;
  • Shmangni pirjet në raunde; dhe
  • Mbaroni pijen e parë dhe më pas prisni pak përpara se të filloni një të re.

Reduktimi i rrezikut të diabetit

Pages: 1 2 3 4