Hepatiti C dhe transmetimi seksual

Hepatiti C nuk është klasifikuar si një sëmundje seksualisht e transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases) edhe pse njerëzit, të paaftë për të identifikuar ndonjë faktor tjetër rreziku, mund të besojnë se ata mund të kenë marrë hepatitin C seksualisht.

Transmetimi i përgjithshëm i Hepatitit C

Hepatiti C në më të shumtën e rasteve është transmetuar nëpërmjet kontaktit gjak më gjak, kur gjaku i ndonjërit me virus hyn në gjakun e dikujt tjetër. Kjo mund të ndodhë nëpërmjet:

  • Ndarjes së gjilpërave ose shiringave ose aparateve të injeksion-it të drogës; ose
  • Tatuazheve dhe pircing të pasigurt;
  • Llojet më pak të zakonshme janë gjatë lindjes (transmetimit vertikal), ose nëpërmjet ndarjes me njëri–tjetrin të brisqeve dhe furçave të dhëmbëve.

Gjithashtu virusi i hepatitit C është gjetur në qumështin e gjirit të mamave që janë pozitiv ndaj tij. Studimet kanë treguar se virusi nuk është transmetuar nëpërmjet qumështit të gjirit. Dhënia e qumështit me gji është e këshillueshme, përveç rasteve kur thimthat e gjoksit krijojnë kore ose gjakderdhje.

Përpara se testet të prezantoheshin (në 1990), disa njerëz morën transfuzion të paketuar të gjakut. Të gjitha donacionet e gjaku-t po testohen tani për Hepatit C.

Të qenit me Hepatit C pozitiv nënkupton që jeni testuar pozitivisht me të. Testet e antitrup-ave nuk mund të konfirmojnë nëse ju keni apo jo Hepatit C.

Transmetimi i hepatitit C gjatë seksit: A është i mundur?

Disa studime sugjerojnë se një përqindje shumë e vogël njerëzish e marrin hepatitin C nëpërmjet kontaktit gjak me gjak që ndodh gjatë kontaktit seksual. Transmetimi i hepatitit C gjatë seksit është parë si i mundur, por  besohet që të jetë i rrallë.

Nëse hepatiti C është transmetuar nëpërmjet seksit, ka shumë mundësi që të ketë ndodhur nëpërmjet kontaktit gjak me gjak. Kjo nënvizon nevojën e domosdoshme për seks të sigurt.

Pages: 1 2 3