Hernia Diskale

Hernia diskale (disku i rrëshqitshëm), shfaqet kur njëra pjesë apo i gjithë disku sforcohet si pasojë e një pjese të dobët të tij. Kjo bën që të ushtrohet presion mbi nervat që gjenden pranë ose në shtyllën  kurrizore.

Shkaqet

Kockat (vertebrat) e shtyllës kurrizore mbrojnë nervat të cilat zgjaten nga truri dhe udhëtojnë për poshtë duke formuar rrjetin e nervave të shtyllës kurrizore. Rrënjët e nervave janë nerva të mëdha të cilat dalin nga korda shpinore (sistemi i nervave të shtyllës kurrizore) dhe degëzohen më pas, duke lënë shtyllën kurrizore, nëpërmjet secilës vertebër.

Kockat e shtyllës kurrizore janë të veçuara nga njëra tjetra nga disqet ndërmjet vertebrave. Disqet shërbejnë për të zbutur efektin e çdo impakti të mundshëm mbi shtyllën kurrizore, si dhe për të krijuar hapësira midis vertebrave. Disqet lejojnë që të ketë veprim dhe lëvizshmëri midis vertebrave. Kjo bën të mundur që ju të përkuleni dhe të zgjateni.

Kur vuani nga Hernia Diskale, mund të ndodhë që:

  • Disku të lëvizë nga vendi (hernitim) apo të copëtohet (thyerje) si shkak i një dëmtimi apo sforcoje të madhe. Kur ndodh diçka e tillë, mund të ushtrohet trysni mbi nervat e shtyllës kurrizore. Kjo sjell dhimbje, mpirje ose dobësi.
  • Pjesa e fundme e shtyllës kurrizore (zona e mesit), është zona më e mundshme për të patur një disk të zhvendosur. Disqet e qafës (cervikal) mund të preken ndonjëherë. Disqet e pjesës së mesit të shtyllës kurrizore (torsiale) preken shumë rrallë.

Hernia diskale është një nga shkaqet e radikulit-opative. Këtu përfshihet çdo sëmundje që prek rrënjët e nervave shpinore.

Disqet e zhvendosura shfaqen më tepër tek meshkujt në gjysmë moshë, zakonisht si rrjedhojë e aktivitetit tepër të lodhshëm. Risqet e tjera përfshijnë dhe ato që janë të pranishme që në lindje (kongjenital-e), të cilat ndikojnë në madhësinë e kanalit shpinor lombatik (kanali ku kalojnë nervat në pjesën e fundme të shtyllës kurrizore).

Simptomat

Dhimbja shfaqet zakonisht në njërën anë të trupit.

Pages: 1 2 3 4 5