Herpesi: Fakte themelore

Nëntë gjërat që ju duhet të dini rreth herpesit (herpes zoster)

Njerëzit të cilët kanë patur linë e dhenve (90% e popullsisë), më vonë mund të zhvillojnë herpesin. Kjo ndodh kur virusi i lisë së dhenve, i cili shkakton linë e dhenve, mbetet në gjumë dhe pastaj ri-aktivizohet. Herpes është i njohur për të shkaktuar një skuqje të lëkurës, të dhimbshme në njërën anë. Ilaçet antivirale janë një trajtim jashtëzakonisht efektiv për herpesin, për aq kohë sa skuqja të ketë filluar të shfaqet brenda 1 ose 2 ditëve.

1. Herpesi, gjithashtu i quajtur herpes zoster, shkakon një skuqje të dhimbshme të lëkurës.

Skuqja është e përbërë nga flluska shumë të vogla dhe zakonisht shfaqet vetëm në njërën anë, në zonën e furnizuar nga një rrënjë nervore nga palca kurrizore. Dhimbja shpesh është e mprehtë dhe me natyrë djegëse. Nëse herpesi nuk trajtohet, ai mund të zgjasë nga 2 deri në 5 javë.

2. Ndonjëherë dhimbja fillon përpara skuqjes dhe ndonjëherë nuk ka një skuqje të dukshme.

Sulmet e herpesit nuk janë gjithmonë të njëjta. Ndonjëherë mund të kenë dhimbje para se skuqjet të shfaqen dhe nganjëherë nuk ekzistojnë skuqje të lëkurës. Kjo mund ta bëjë të vështirë përcaktimin e diagnozë-s.

3. Herpesi është shkaktuar nga virusi i lisë së dhenve (VZV), por ju nuk mund “ta kapni” herpesin.

Kur ju jeni në kontakt me virusin VZV, ju zhvilloni linë e dhenve. Pas kësaj, virusi qëndron në gjumë në trupin tuaj, zakonisht për shumë vite. Kur virusi “zgjohet”, mund të shkaktojë herpes.

4. Herpesi është më i zakonshëm tek të moshuarit dhe ata me sistem imundepresion.

Kur sistemi imun është i dobët, p.sh. pas një transplantim-i, në rastet e trajtimin të kancer-it, ose tek njerëzit me AIDS, herpesi ka më shumë mundësi që të shfaqet. Por kushdo që ka pasur ndonjëherë linë e dhenve mund të zhvillojë herpes. Nëse jeni të rinj dhe të shëndetshëm dhe zhvilloni herpes, kjo nuk do të thotë se ka një problem me sistemin tuaj imunitar (sistemi imunitar).

5. Ilaçet antivirale janë shumë efektive në trajtimin e herpesit.

Pages: 1 2