Herpesi gjenital: 10 mite të zakonshme

1. Herpesi gjenital është një gjendje e pazakontë

E GABUAR

Herpesi gjenital është një infeksion virusal i zakonshëm që prek një në 8 të rritur. Megjithatë, shumë njerëz me herpesin gjenital, nuk kanë simptoma ose nuk i kanë përcaktuar simptomat e tyre si simptoma të infeksionit të herpesit.

2. Vetëm njerëzit imoralë bartin herpesin gjenital

E GABUAR

Herpesi gjenital është një infeksion seksualisht i transmetueshëm (STI-sexual transmitted infectios), dhe shansi i marrjes së tij rritet, me numrin e partnerëve seksual, që ju keni pasur në jetë. Megjithatë, ju mund ta merrni atë edhe nëse ju keni pasur vetëm një ose dy partnerë seksi. Në kontrast me STI-të e tjera, virusi i herpesit gjenital, vazhdon në trup për një kohë të pacaktuar dhe mund të bartet për shumë vite, ose ndoshta për gjithë jetën.

3. Prezervativët parandalojnë herpesin gjenital

E GABUAR

Prezervativët reduktojnë rrezikun e zhvillimit të herpesit gjenital dhe ato duhet të përdoren, por ato nuk e largojnë plotësisht rrezikun. Kjo ndodh për shkak se prezervativët nuk mbulojnë të gjithë zonën në të cilën është përhapur virusi.

4. Ju gjithmonë e dini se kur keni herpes gjenital pasi keni dhimbje

E GABUAR

Herpesi gjenital prek njerëz të ndryshëm në mënyra të ndryshme – disa njerëz kanë ulçerë, por disa të tjerë nuk kanë fare simptoma. Vetëm një numër i vogël njerëzish me herpesin gjenital e njohin infeksionin. Pjesa më e madhe e njerëzve me infeksionin e herpesit gjenital, kanë disa simptoma, por nuk e dinë shkakun e herpesit, ndërkohë që të tjerët nuk kanë asnjë simptomë.

5. Herpesi gjenital nuk mund të trajtohet

E GABUAR

Edhe pse herpesi gjenital nuk mund të kurohet, ajo është një gjendje e menaxhueshme, që mund të trajtohet. Tabletat antivirale mund të ndihmojnë në ndalimin e virusit të herpesit gjenital nga shumëfishimi dhe mund të ndihmojnë në ndalimin e ripërsëritjes dhe në reduktimin e mundësisë së transmetimit të herpesit gjenital tek partneri.

6. Herpesi gjenital mund të shkaktojë kancerin e qafës së mitrës

E GABUAR

Pages: 1 2