Herpesi gjenital: Çfarë është

Herpesi gjenital është një infeksion viral i karakterizuar nga lëndime ose plagë rreth zonës tuaj gjenitale. Ju mund ta merrni atë gjatë aktit seksual me dikë që është i infektuar me një nga viruset që shkakton herpesin gjenital.

Në momentin që ju jeni të infektuar nga virusi i herpesit gjenital, virusi  qëndron në trupin tuaj përgjithmonë edhe pasi plaga të jetë larguar. Disa njerëz me herpesin gjenital kanë përsëritje të dëmtimeve, për shkak se virusi bëhet përsëri aktiv, ndërkohë që disa të tjerë nuk kanë fare simptoma dhe as që nuk janë në dijeni që kanë virusin në trupin e tyre. Kështu që është e mundur për të transmetuar virusin tek partneri edhe nëse ju nuk keni simptoma.

Çfarë e shkakton herpesin gjenital?

Herpesi gjenital është shkaktuar nga virusi herpes simplex i llojit 2 (HSV-2) dhe herpes simplex i llojit 1 (HSV-1).

HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vagina-le dhe anale.

HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Cilat janë simptomat e herpesit gjenital?

Pasi virusi hyn në lëkurën përreth organeve gjenitale, ajo udhëton për në qelizat që ndodhen në rrënjët e nervave të palcës tuaj kurrizore, ku më pas mbetet aty përgjithmonë.

Shumë njerëz që janë të infektuar me virusin e herpesit gjenital nuk zhvillojnë simptoma, ose ato mund të kenë simptoma që ato ose mjekët e tyre nuk i njohin si herpesi gjenital, kështu që ato nuk do të jenë në dijeni të pranisë së virusit të herpesit gjenital në trupin e tyre.

Kur simptomat e herpesit gjenital shfaqen për herë të parë, ato zakonisht shfaqen 2 deri në 10 ditë pasi ju të keni qenë të infektuar me virusin.

Simptomat gjatë një shpërthimi të herpesit gjenital

  • Simptoma të ngjashme me gripin që ndodhin që me atakun e parë.
  • Një ndjenjë djegie të lëkurës afër pjesës gjenitale ose anus-it.
  • Kruarje në këmbë ose në zonën gjenitale.

Pages: 1 2