Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Herpesi i buzëve

Informacion i përgjithshëm

Herpesi i buzëve është shkaktuar nga virusi herpes i tipit 1. Pjesa më e madhe e mbajnë këtë virus në trupin e tyre, por jo çdo njeri e merr ftohjen.

Njerëzit zakonisht infektohen me virusin gjatë fëmijërisë. Pas një infeksioni zakonisht të butë (apo pa u vënë re), virusi qëndron në gjumë (joaktiv) në nerva, derisa të riaktivizohet dhe të shkaktojë një puçër.

Herpesi gjendet zakonisht në ose rreth buzëve ose hundës, por mund të ndodhë kudo në trup. Herpesi shpesh paraqitet në të njëjtin vend në çdo kohë.

Herpesi i buzëve përhapet me lehtësi nga personi në person. Ai mund të përhapet nëpërmjet puthjes dhe përdorimit të përbashkët me të tjerët të peshqirit.

Shkaktarët që shkaktojnë riaktivizimin e virusit përfshijnë:

  • Të paturit e të ftohturit ose gripit;
  • Ekspozimin ndaj rrezeve të ndritshme të diellit;
  • Stresin emocional ose të ndjerit jo mirë;
  • Menstruacione-t;
  • Operacionin në fytyrë ose atë dentar;
  • Dëmtimin e vogël ose lëndimin e një zone të prekur nga herpesi i buzëve në të shkuarën.

Kur virusi është riaktivizuar ai zbret nervin poshtë lëkurës, ku ai shumëfishohet. Kjo shpesh shkakton në këtë zonë një ndjesi shpimi gjilpërash, e cila mund të jetë një paralajmërim që një plagë është duke u shfaqur. Shenja të tjera paralajmëruese mund të përfshijnë kruarje, djegie apo mpirje. Këto shenja mund të shfaqen brenda disa orëve për disa ditë para se të zhvillohen flluskat.

Kur virusi shumëfishohet shkakton puçrra të kuqe, përpara se flluskat të shfaqen. Flluskat më pas plasin dhe nxjerrin një lëng, i cili gradualisht thahet dhe formon kore. Puçrrat nga temperaturat e larta zakonisht pastrohen brenda 7 deri në 10 ditë dhe nuk lënë asnjë shenjë. Virusi  më pas qëndron në gjumë përsëri tek nervi derisa sulmi i ardhshëm të shkaktohet. Përsëritja mund të jetë e zakonshme dhe varet nga faktorë shkaktues individual.

Pages: 1 2