Herpesi: Përgjigjet e pyetjeve tuaja

Çfarë është herpes?

Herpesi është një infeksion i zakonshëm, afatgjatë i shkaktuar nga virusi simplex i herpesit (HSV) dhe zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë. Simptomat e herpesit mund të ndryshojnë dhe varen kryesisht nëse njerëzit janë duke përjetuar simptomat e para apo ripërsëritje simptomash. Në momentin që ju infektoheni, ju mund të përjetoni zhdukje dhe rishfaqje të simptomave.

Një nga simptomat më të dukshme është shfaqja e një flluske të vogël në lëkurë. Herpes mund të shfaqet në buzë (herpes oral), në pjesët gjenitale (herpes gjenital) ose në pjesë të tjera të trupit (herpes jo-gjenital).

Ekzistojnë dy lloje të virusit të herpesit gjenital: herpes simplex i llojit 1 (HSV-1) dhe herpes simplex i llojit 2 (HSV-2). Ky virus mund të transmetohet në çfarëdolloj moshe. Diferenca kryesore ndërmjet të dy llojeve është vendi i zhvillimit.

HSV-2 është virusi që zakonisht shkakton herpesin gjenital. Ky virus zakonisht transmetohet nëpërmjet kontaktit lëkurë me lëkurë ose nëpërmjet sekrecioneve gjenitale, p.sh. gjatë marrëdhënieve seksuale vagina-le dhe anale.

HSV–1 është virusi që rrallë shkakton herpesin gjenital. Ky virus mund të shpërndahet gjatë seksit oral nga lëkura përrreth gojës në lëkurën përreth organeve gjenitale.

Si mund ta dini nëse ju keni herpes gjenital?

Shumë njerëz nuk do të kenë simptoma të dukshme dhe as nuk do të jenë në dijeni që ato mund të jenë në kontakt me virusin. Ato mund t’i vënë re simptomat shumë vonë. Njerëzit mund të infektohen me herpesin gjenital dhe t’jua kalojnë atë të tjerëve edhe pse ato vetë mund të mos kenë simptoma.

Për të tjerët, simptomat e para të herpesit gjenital shfaqen nga 2 deri në 21 ditë pasi ka ndodhur kontakti me virusin e herpesit. Periudha e parë e herpesit gjenital është më e rënda. Kur ju jeni në kontakt me virusin, sistemi juaj imun (sistemi imunitar) nuk ka patur kohë për të zhvilluar antitrup-at mbrojtës, duke lejuar në këtë mënyrë shumëfishimin e virusit në mënyrë të shpejtë dhe duke shkaktuar simptoma sinjifikative.

Pages: 1 2 3 4