Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Herpesi: Simptomat dhe komplikacionet

Informacion i përgjithshëm

Herpesi është një skuqje e dhimbshme e lëkurës që zakonisht shfaqet në njërën anë të belit tuaj, por ai mund të shfaqet edhe në gjoks, shpinë, këmbë apo fytyrë. Herpesi është më i zakonshëm tek njerëzit mbi moshën 50 vjeç.

Herpesi shkaktohet nga virusi varicele zoster, që është i njëjti virus që shkakton linë e dhenve. Pasi ju të keni kaluar linë e dhenve, virusi mbetet në trupin tuaj dhe fle në nervat tuaj kurrizorë. Afërsisht 20% e njerëzve do të përjetojnë herpes, por shkalla e rrezikut të zhvillimit të komplikacion-eve ndryshon tek çdo njeri.

Ju keni herpes nëse virusi është riaktivizuar, që ka më shumë mundësi të ndodhë tek njerëzit me imunitet të ulët. Kjo mund të jetë si rezultat i sëmundjes, kirurgji-së, moshës, infeksionit HIV (human immunodeficiency virus) ose disa ilaçeve të caktuara, siç janë steroidet. Pjesa më e madhe e njerëzve e marrin herpesin vetëm njëherë. Shumë rrallë herpesi ndodh tek të rinjtë, që kanë lindur me linë e dhenve ose që e kanë patur atë shumë shpejt pas lindjes.

Ju nuk mund ta merrni herpesin nga dikush që ka herpes ose nga dikush që ka linë e dhenve. Megjithatë është e mundshme që ta marrësh linë e dhenve nga dikush që ka herpes. Herpesi është shumë ngjitës tek njerëzit kur skuqja shfaqet derisa ajo të formojë kore.

Simptomat

Kur virusi është riaktivizuar, shumëfishohet dhe përhapet poshtë nervit të prekur. Rreth 2 në 5 ditë përpara se skuqja të shfaqet, ju mund të shihni simptomat e mëposhtme:

  • Ndjenjë shpimi gjilpërash, djegie, kruarje, mpirje apo thumbin në një pjesë të trupit apo fytyrës;
  • Dhimbje koke, temperaturë, vjellje.

Skuqja që mund të jetë e kruajtshme dhe intensivisht e dhimbshme, është e kuqe dhe zhvillohet në një flluskë. Flluskat zgjasin në rreth 7 deri 10 ditë. Zakonisht skuqja formohet në një pjesë të trupit, në varësi të nervit që prek virusi. Skuqja zakonisht largohet pas rreth një muaj.

Komplikacionet

Pages: 1 2 3