Hipnoza mund të ndihmojë për të përmirësuar gjumin e thellë

Studimet kanë gjetur se personat që sugjestionohen shumë nga hipnoza mund të kenë gjumë më të thellë pas një sugjestionimi hipnotik. Një seancë e shkurtër hipnoze mund të çojë në një gjumë më të mirë natën, thonë një ekip studiuesish zviceranë.

Pas dëgjimit të një shiriti magnetik audio që nxit gjumin, i cili përmban sugjestionim hipnotik, gratë të cilat sugjestionohen nga hipnoza shpenzuan dy të tretat më pak kohë zgjuar dhe rreth 80% më shumë kohë në gjumë të thellë krahasuar me ato që kishin fjetur pa sugjestionim hipnotik.

“Ka pasur shumë raportime që hipnoza mund të jetë një gjë e mirë për të nxitur gjumin”, thotë një nga autorët e studimit Bjorn Rasch, profesor i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Friburg-ut në Zvicër.

“Sidoqoftë, zakonisht këto studime janë bazuar tek njerëzit që vetëm subjektivisht kanë treguar sa mirë ndjehen që kanë fjetur”.

Studimi i ri është i pari që vlerëson me anë të matjes së aktivitetit të valëve të trurit impaktin pozitiv që ka hipnoza mbi gjumin e thellë dhe për të treguar që në fakt ky ndikim është real”.

Është në diskutim dëshira për të nxitur të ashtuquajturin gjumë të thellë, të njohur gjithashtu edhe si gjumë me valë të ngadalshme. Ky lloj gjumi shpesh lidhet me gjumin më regjenerues, ai është një kohë kur truri juaj përpunohet dhe rimëkëmbet nga aktivitetet ditore. Gjatë jetës së një individi, me kalimin e moshës, sasia e gjumit të thellë pakësohet në masë të konsiderueshme dhe nga mosha 50 apo 60 vjeç, në varësi nga personi zor se ka më një gjumë të tillë. Me kalimin e moshës gjumi jo regjenerues bëhet një ankesë e zakonshme dhe një nga arsyet është pamjaftueshmëria e gjumit të thellë.

Për të eksploruar se si sugjestionimi hipnotik mund të ndihmojë për të përmirësuar gjumin e thellë, ekipi studimor studioi 70 gra të moshave nga 18 deri 35 vjeç. Të gjitha morën pjesë në eksperiment-et laboratorike të cilat u bënë një herë në javë për pesë javë.

Pages: 1 2 3