Humbja e dëgjimit dhe mosha (presbycusis)

Mosha në të cilën fillon problemi dhe shpejtësia e të zhvilluarit, janë në varësi të faktorëve si shëndeti i përgjithshëm, niveli i ekspozimit dhe ekzistencës së mëparshme të sëmundjeve të veshit. Statistikat tregojnë se gjysma e popullsisë në moshën mbi 60 vjeç, mund të presin që të kenë probleme me të dëgjuarit dhe 2 në 3 njerëz të kenë probleme të dallueshme me të dëgjuarin.

Çfarë është presbycusis?

Termi presbycusis mbulon atë që çfarë shkon keq me mekanizmat e të dëgjuarit me kalimin e moshës, rënien e aftësive për të kuptuar qartë fjalët dhe impaktin social dhe psikologjik të humbjes së dëgjimit. Presbycusis zhvillohet ngadalë dhe gradualisht dhe është i përhershëm në lidhje me dëmtimin e nervave të dëgjimit.

Humbja e dëgjimit është e vështirë të dallohet

Kur humbja e dëgjimit vjen ngadalë, individi përpiqet që të gjejë vetë rrugët për minimizimin efekteve të pakësimit të dëgjimit, si leximi i buzëve, evitimi i situatave sociale, ku ka shumë zhurmë përreth dhe fillon të përdorë gjeste jo verbal-e, si shprehjet e fytyrës, gjuhën e trupit dhe gjestet.

Humbja e dëgjimit ndoshta nuk mund të dallohet sepse njerëzit bëjnë këtë strategji, ose sepse humbja e dëgjimit vjen gradualisht. Në fakt, njerëz të tjerë janë ata që e dallojnë humbjen e dëgjimit, përpara se personi vetë ta identifikojë atë. Koha midis kuptimit të parë të dëmtimit të dëgjimit dhe bërjes së diçkaje kundër saj, mund të kërkojë disa vite.

Përse njerëzit nuk bëjnë ndonjë gjë kundër saj?

Ka një numër arsyesh që njerëzit nuk ndërmarrin veprime, sapo ata kuptojnë se ekziston një problem me dëgjimin. Këto mund të përfshijnë:

  • Dëgjimi im nuk është aq keq;
  • Unë njoh njerëz që kanë vënë vesh artificial dhe që nuk e duan atë;
  • Veshi artificial nuk është i përshtatshëm për t’u mbajtur;
  • Kam frikë se do bëhem i varur ndaj veshit artificial;
  • Një vesh artificial mund të përkeqësojë dëgjimin;
  • Njerëzit mendojnë se nëse mbaj vesh artificial, unë jam i plakur;
  • Unë nuk do të jem i aftë që ta mbaj atë.

Pages: 1 2 3