Njerëzit e moshuar me humbjen e dëgjimit kanë 5 herë më shumë mundësi që të zhvillojnë demencë, në krahasim me njerëzit me dëgjim normal, zbuluan kërkuesit.

Në një studim të 639 njerëzve të moshës 36–90 vjeçare, kërkuesit zbuluan një lidhje të pavarur ndërmjet humbjes së dëgjimit dhe zhvillimit të demencës për mbi 12 vjet. Rreziku u bë i dukshëm me humbjen e dëgjimit, duke marrë në konsideratë moshën, rracën, duhanpirjen, hipertension-in (presionin i lartë gjaku) dhe faktorë të tjerë rreziku të demencës.

Krahasuar kjo me njerëzit që nuk e kishin problemin e humbjes së dëgjimit, njerëzit me humbje të lehtë dëgjimi e kishin 1.9 herë rrezikun e zhvillimit të demencës; ato me humbje dëgjimi të moderuar e kishin 3 herë më shumë dhe ato me humbje dëgjimi të rëndë 4.9 herë më shumë.

Ndërmjet njerëzve mbi moshën 60 vjeçare, zhvillimi i humbjes së dëgjimit përfshinte të paktën 1/3 e atyre që ishin mbikqyrur me demencë.

Studime të tjera kanë zbuluar lidhje të ngjashme, si p.sh. humbja e dëgjimit kontribuon në humbjen e funksionit të trurit duke ndikuar kështu edhe në jetën sociale të njerëzve.

Një shkak tjetër për humbjen e dëgjimit dhe të demencës është dhe zhvillimi i procesit neuro-patologjik.