Humbja e flokëve

Lloji më i zakonshëm i humbjes së flokëve tek meshkujt fillon afërsisht në moshën 30 vjeçare. Kjo është quajtur si faza e rënies së flokëve. Mendohet se është e trashëgueshme dhe në varësi të hormonit mashkullor, testosteron-it.

procesi i renies se flokut

Sa shpejt ose ngadalë zhvillohet rënia e flokëve dhe mënyra e humbjes së tyre, mendohet të jetë e përcaktuar gjenetikisht. Gjithashtu ky lloj i rënies së flokëve mund të prekë edhe femrat, por mënyra sesi prek meshkujt është e ndryshme me atë të grave.

Forma të tjera të rënies së flokëve

Humbja e flokëve, që nuk është e trashëgueshme, mund të shkaktohet nga: shtatzënia, ilaçe hormonale ose të tjera, mungesa të ndryshme ushqimore, kemioterapia, çrregullimi auto-imun, tiroidet, ose trauma e skalpit (duke përfshirë reagim-in ndaj produkteve të humbjes së flokëve).

Telogen efluvium është një formë e humbjes së përkohshme të flokëve, që mund të pasojë me lindjen, sëmundjen, operacionin ose shokun e rëndë.

Alopecia areata është një gjendje auto-imune, që zakonisht shkakton disa rënie të flokëve, por mund të shkaktojë edhe një rënie totale të tyre.

Trichotillomania është një kusht i pandreqshëm i tërheqjes së flokëve, që mund të çojë në humbjen e plotë të flokëve.

Si rritet floku?

Skalpi i njeriut përmban afërsisht 100,000 folikula. Këto përmbajnë qeliza që prodhojnë flokë të reja.

Floku normal rritet në 3 faza:

  1. Anagen ose faza e rritjes folikular-e, fillon me rritjen e flokëve të rinj. Kjo fazë është gjenetikisht e përcaktuar dhe mund të ndryshojë nga 2 në 5 vjet (mesatarja është nën 3 vjet);
  2. Faza katogene është një fazë tranzicioni, midis fazës së rritjes dhe pushimit;
  3. Telogen ose faza e pushimit, zgjat zakonisht rreth 3 muaj. Rreth 100 flokë teologen, humbasin nga skalpi i njeriut çdo ditë.

Në humbjen e flokëve të trashëguar, folikulat zvogëlohen, ndërkohë që faza anagen është e shkurtër.

Kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore?

Duhet të kërkoni këshilla mjekësore për humbjen e flokëve nëse:

  • Jeni një grua që sapo keni lindur beben tuaj;

Pages: 1 2