Humbja e peshës mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit

Edhe humbjet e moderuara të peshës në gratë e shëndosha ose që kanë probleme obezitet-i, të cilat nuk janë duke marrë terapinë e zëvendësimit të hormoneve, mund të reduktojnë nivelin e qarkullimit të hormoneve seksuale (hormone seksuale) të cilat janë të lidhura me një rrezik të lartë të kancer-it të gjirit.

Kërkuesit amerikanë studiuan 439 gra obez-e, të moshës 50–75 vjeçare, të cilat ishin caktuar rastësisht në një nga 4 grupe: të ushtruarit vetëm, vetëm dietë, stërvitje plus dietë dhe pa ndërhyrje.

Studimi zbuloi se humbja e peshës në mënyrë të konsiderueshme reduktonte hormonet seksuale femërore, duke përfshirë oesterone dhe estradiol (estrogjenet). Nivelet oesterone uleshin me dietën 9.6% dhe me dietë plus stërvitje 11.1%, ndërkohë që nivelet estradiol uleshin me dietën 16.2%  dhe me dietë plus stërvitje 20.3%.

“Bazuar në kërkimet e mëparshme, rezultatet tona sugjerojnë se humbja e vetëm 5% ose më shumë të peshës së dikujt mund të ulë me një të katërtën deri në gjysmë rrezikun e ndjeshmërisë së estrogjenit për kancerin e gjirit”, thanë ata.