Iconal tab 15 mg/tab ose Meloxikam.

Çfarë është iconal dhe për çfarë përdoret

Iconal përmban substancën aktive meloxikam. Meloxikam bën pjesë në grupin e barnave të emërtuar “josteroidal anti-inflamator” të cilët përdoren për reduktimin e inflamacionit  dhe dhimbjeve të muskujve dhe nyjeve. Iconal përdoret si trajtim afatshkurtër në acarimin e osteoartrit-it dhe si trajtim afatgjatë në artrit reumatoid dhe tek spondiliti ankilozues.

Para se të përdorni Iconal

Mos e përdorni Iconal nëse:

  • Jeni shtatzënë, planifikoni një shtatzëni ose ushqeni me gji.
  • Jeni alergji-k ndaj meloxikam apo ndonjë përbërësi tjetër të Iconal.
  • Jeni alergjik ndaj aspirinës ose ndonjë anti-inflamatori tjetër.
  • Keni patur probleme me frymëmarrjen, polipe-t nazal-e të shoqëruara me rrufë, urtikarie, enjtje të lëkurës kur keni përdorur aspirinë ose anti-inflamator të tjerë.
  • Vuani apo keni vuajtur nga ulçera gastrointestinale.
  • Keni probleme me koagulim-in ose keni vuajtur nga gjakderdhje gastrointestinal-e ose hemoragji cerebrovaskulare.
  • Vuani nga sëmundje të mëlçisë.
  • Vuani nga sëmundje të rënda të veshkave dhe nuk i jeni nënshtruar dializës.
  • Vuani nga insuficienca e zemrës.

Tregoni kujdes nëse:

  • Keni vuajtur nga ezofagit ose gastrit apo ndonjë sëmundje tjetër gastrointestinale p.sh. koliti ulçeroz, sindroma Chron.
  • Vuani nga tensioni i lartë.
  • Jeni i moshuar.
  • Vuani nga sëmundje të zemrës,veshkave apo mëlçisë.
  • Vuani nga diabet-i.
  • Vuani nga hipovolemi-a (vëllim i reduktuar i gjakut) që verifikohet nëse keni humbje të konsiderueshme gjaku ose djegie, ndërhyrje kirurgjik-ale.
  • Nëse jeni intolerant ndaj sheqernave duke qenë se ky bar përmban laktozë.
  • Ju është diagnostikuar nivel i lartë i potasit në gjak.

Mjeku mund t’ju mbajë në monitorim për të vëzhguar progresin gjatë trajtimit.

Kujdes

Pages: 1 2 3 4