Ilaçet me recetë janë një pjesë e rëndësishme në trajtimin dhe parandalimin e sëmundjeve. Megjithatë, përdorimi i gabuar i këtyre ilaçeve mund t’i bëjë ato të pasigurta, p.sh. nëse nuk ndiqni udhëzimet mbi dozën e ilaçit, përfshirë këtu edhe kohën e marrjes së ilaçeve apo kohëzgjatjen, mund t’ju sëmurë.

Të kuptoni dhe të përndorni në mënyrë të sigurt ilaçet me recetë janë aspekte të rëndësishme të mbarëvajtjes së shëndetit tuaj.

Çfarë është ilaçi me recetë?

Një ilaç me recetë është i disponueshëm nga ju vetëm në rast se një doktor shkruan një recetë, me anë të së cilës kërkon që ky ilaç t’ju ofrohet. Më pas ju e çoni këtë recetë tek një farmacist, në mënyrë që të merrni ilaçin.

Çfarë trajton ilaçi juaj me recetë?

Kujtohuni të pyesni gjithmonë doktorin tuaj për cilat gjendje ky ilaç këshillohet. Në këtë mënyrë, ju do të jeni më i aftë të kuptoni nëse ilaçi po ju ndihmon ose jo.

Ndoshta do të ishtë më mirë për ju që të kërkoni që doktori t’i shkruajë këto informacione, bashkë me kur dhe si ta merrni ilaçin, sidomos nëse ndjeni vështirësi në leximin e shkrimit të vogël mbi etiketat e shisheve të ilaçeve.

Informacioni i ilaçit për konsumatorin (IIK)

Një burim i rëndësishëm i informacionit për ilaçet me recetë është IIK – informacioni i ilaçit për konsumatorin. Kjo është një fletëpalosje, e cila mund t’ju jepet nga doktori apo farmacisti juaj. IIK-ja është e shkruar nga kompania që e prodhon ilaçin, me një gjuhë të thjeshtë për t’u kuptuar. IIK-ja përmban informacione mbi gjendjet në të cilat ky ilaç përdoret për të trajtuar,  efekte të mundshme anësore, në cilat gjendje ky ilaç nuk duhet përdorur dhe çdo masë paraprake që duhet marrë ndërkohë që ilaçi po përdoret.

Kujtohuni gjithmonë të pyesni doktorin ose farmacistin nëse IIK-ja gjendet bashkë me ilaçin. IIK-ja mund të ofrohet si pjesë e paketimit ose si një printim i kompjuterit.

Çfarë shkruhet mbi recetën tuaj?

Pages: 1 2 3 4 5