Impetigo (puçrat në fytyrë)

Impetigo është një infeksion ngjitës i lëkurës. Zakonisht shfaqet tek fëmijët dhe foshnjat dhe fillon kur fëmijët nisin të shkojnë në çerdhe, kopësht ose shkollë. Impetigo kryesisht formohet në fytyrë, veçanërisht rreth hundës dhe gojës.

Shkaqet

Impetigo shkaktohet nga dy lloj bakteresh, si: Staphylococcus aureus dhe Streptococcus pyogenes. Këto baktere prekin lëkurën normale ose lëkurën e prekur më parë nga sëmundje të tjera të  lëkurës, siç është: ekzema ose pickimi i insekteve.

Simptomat e impetigo

Impetigo fillimisht shfaqet me pika të vogla të kuqe  dhe më pas shoqërohet me infeksione të lehta. Ajo shkakton  kruarje, por jo dhimbje.

Trajtimi i impetigos

Dërgojeni fëmijën tuaj tek mjeku sa më shpejt, pas dyshimit dhe shfaqjes së shenjave të para. Mjeku juaj do të ekzaminoj fëmijën dhe mund të përdorë një provëz, për ta dërguar më pas në laborator.

Mjeku juaj mund t’ju japë antibiotikë, për t’i aplikuar direkt në zonën e prekur ose që merren nëpërmjet gojës. Mjeku gjithashtu do t’ju këshillojë për procesin e larjes. Ndiqni trajtimin e këshilluar nga mjeku juaj në mënyrë të kujdesshme, duke u siguruar që ju ta plotësoni atë ashtu sikundër është përcaktuar.

Kujdesi ndaj lëndimeve

Plaga duhet të lahet dhe thahet duke ndjekur hapat e mëposhtme për të zvogëluar mundësitë e përhapjes së infeksionit:

  • Lani duart tuaja mirë me sapun dhe ujë;
  • Thajini duart tuaja;
  • Lajeni plagë-n me ujë të vakët dhe sapun ose me solucion-in e këshilluar nga mjeku juaj;
  • Lajini duart tuaja përsëri pas aplikimit të solucionit si më sipër;
  • Përdorni antibiotikët e mjekut në mënyrën e përcaktuar nga ai;
  • Mbulojeni me fasha steril-e plagën tuaj gjatë ditës.

Çështjet familjare

Impetigo është ngjitëse. Mos e dërgoni fëmijën tuaj në shkollë kur është me impetigo, derisa trajtimi i përshkruar nga mjeku juaj të ketë filluar.

Fëmija i infektuar nuk duhet të përdorë peshqirë të njëjtë ose rroba, si pjesa tjetër e familjes. Mos ndani sendet e tilla si piskatore, gërshërë ose furçë dhëmbësh derisa plaga të jetë shëruar.

Pages: 1 2