Shumë njerëz ndjejnë simptoma shumë të rënda të alergji-së nga bari (rinit alergjik stinor) në pranverë. Kjo për shkak të alergjisë, zakonisht nga poleni i llojeve të caktuara të barërave.

Në disa raste, teknikat moderne të testimit bëjnë të mundur identifikimin e llojit të barërave që shkaktojnë alergjinë te individë të ndryshëm. Alergjia mund të trajtohet me imunoterapi. Kjo përfshin marrjen e një miksture të atyre ndaj të cilave personi është alergjik, në mënyrë të rregullt në sasi të vogla me rritje graduale të dozës. Kjo zakonisht merret me anë të injeksioneve në intervale javore për disa muaj.

Është vënë re se për disa pacientë të identifikuar me alergji të forta shkaktuar nga polen-i i barit, imunoterapia mund të reduktojë shumë simptomat për një periudhë deri në 3 vite. Pas kësaj një kurs tjetër injeksion-esh mund të përsëritet pas disa vitesh, ose të bëhen injeksione të rregullta përforcuese për të mirëmbajtur imunitet-in.

Imunoterapia është procedurë që konsumon shumë kohë, kështu që trajtimi në përgjithësi limitohet tek ata që kanë alergji të rëndë nga bari që nuk kontrollohet dot mirë me ilaçe siç janë sprajet hundor dhe antihistaminikë-t.

Nëse keni alergji të rëndë nga bari, me simptoma si teshtima, rrufë në hundë dhe kruarje në sy, diskutoni me doktorin mundësinë e bërjes së test-it. Mund të jeni me fat nga kjo ndihmë.