BMI nuk bën ndarjen midis peshës së muskujve dhe peshës së yndyrës në trupin tuaj. Kjo llogaritje nuk merr në konsideratë ndryshimet në përbërjen e trupit.
Një sportist mund të ketë një masë të lartë të muskujve, si dhe një BMI mbi 25, që me siguri nuk përmban yndyrë të tepërt në trupin e tij.
Nëse ju keni një BMI të vlersuar si mbipeshë (midis 25 dhe 29.9), mjeku juaj mund t'ju këshillojë nëse ju jeni me të vërtetë mbipeshë. Nëse ju keni një BMI mbi 30, ekziston më tepër mundësia të jeni mbipeshë dhe ky vlerësim gjithnjë në varësi të përbërjes së trupit tuaj, por përsëri kërkoni këshillën e mjekut tuaj.
Gjithmonë këshillohuni me doktorin tuaj nëse jeni të shqetësuar për peshën tuaj. |