Infeksionet kërpudhore

Infeksioni kërpudhor i thonjve ndodh kur një kërpudhë sulmon një thua të gishtit të dorës, thoin e madh të këmbës, ose lëkurën nën thua, që quhet shtrati i thoit. Kërpudha mund t’i sulmojë thonjtë nëpërmjet çarjeve të vogla në lëkurën rreth thoit ose në hapsirën mes thoit dhe shtratit të tij.
thoi
Nëse jeni të shëndetshëm, një infeksion kërpudhor i thoit, ndoshta nuk do t’ju shkaktojë probleme serioze. Vendi i infektuar mund të duket keq, mund t’ju dhembë apo t’ju dëmtojë thoin ose shtratin e tij.

Infeksioni kërpudhor i thoit mund të sjellë probleme shumë serioze në qoftë se ju keni diabet apo një sistem të dobët imunitar. Bisedoni me mjekun për të gjetur mënyrën më të mirë të trajtimit të një infeksioni të thoit, nëse keni ndonjë nga këto probleme.

Çfarë e shkakton infeksionin kërpudhor të thoit?

Pllakëzat e bardha (këto formohen nga një organizëm njëqelizor, i cili riprodhohet vetë), myku dhe disa lloje të ndryshme kërpudhash mund të shkaktojnë infeksione kërpudhore të thonjve. Shumica shkaktohen nga i njëjti lloj kërpudhe që shkakton këmbën e atletit.

Kërpudhat rriten më mirë në të ngrohtë, në vende me lagështirë dhe mund të përhapen nga njëri person tek tjetri. Ju mund të merrni një infeksion kërpudhor të thonjve nga ecja zbathur në dushe publike ose pishina ose duke ndarë sende personale, të tilla si peshqiri dhe prehësja e thonjve. Nëse keni këmbë atleti, kërpudhat mund të përhapen nga lëkura drejt thonjve.

Ju keni më shumë gjasa të merrni një infeksion të thonjve në qoftë se:

  • Jeni më shumë se 60 vjeç;
  • Keni diabet ose një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar);
  • Keni një lëndim të thoit, si një copë shtesë thoi (ajo pjesa e shtuar dhe e dhimbshme që del në anë të tij) ose një thua këmbe të hyrë në mish;
  • Vishni këpucë që bëjnë këmbët të lagështa apo me djersë;
  • Jetoni ose punoni në një vend të nxehtë dhe të lagësht.

Cilat janë simptomat?

Thoi i prekur nga një infeksion kërpudhor mund:

  • Të zverdhet apo të zbardhet;
  • Të trashet;
  • Të thyhet ose të ndahet, madje mund të shkëputet i gjithi nga lëkura.

Pages: 1 2 3