Infeksionet seksuale të transmetueshme: Kontrollet e shëndetit që duhet të bëni

Në varësi të marrëdhënies seksuale që mund të keni përjetuar, ju mund të shqetësoheni në lidhje me infeksionet seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections) ose me të qenit shtatzënë.

Historia tregon që rreziku juaj i marrjes së STI-ve prej marrëdhënieve seksuale, është në fakt i ulët. Megjithatë, mënyra e vetme për të qenë të sigurt është nëpërmjet testeve. Fatkeqësisht, testet e menjëhershme pas akteve seksuale nuk janë ndihmuese në përcaktimin e ekspozimit tuaj ndaj infeksioneve STI. Ju duhet të prisni 2 javë për të zbuluar infeksionet e tilla si klamidia dhe gonorre dhe të paktën 3 muaj për hepatit dhe infeksion HIV (human immunodeficiency virus) dhe pothuajse kaq gjatë edhe për sifilis.

Për disa STI, mjeku juaj mund t’ju japë profilaxis (trajtim parandalues). Megjithatë, si të gjitha trajtimet mjekësore, profilaxis mund të ketë efekte anësore, kështu që është e rëndësishme për të barazpeshuar përfitimet dhe rreziqet. Mjeku juaj mund të diskutojë me ju rreziqet që vijnë nga ekspozimi i STI-ve dhe mund t’ju ofrojnë trajtimin e përshtatshëm.

Gjithashtu, nëse ekziston ndonjë shans që ju të mund të keni ngelur shtatzënë, mjeku mund t’ju rekomandojë marrjen e një pilule dhe më pas testin e shtatzënisë. Pasi ju të keni mbaruar këtë proces STI-je, rekomandohet seksi i sigurt, si p.sh. përdorimi i prezervativëve.

Gonorrea dhe Klamidia

Në varësi të rrezikut të marrjes së STI-ve dhe natyrës së tyre, mjeku juaj mund t’ju ofrojë antibiotikët që parandalojnë klamidian dhe gonorrean.

Nëse nuk keni marrë trajtimin me antibiotikë, mund të testoheni për të dyja këto infeksione pas 2 muajsh. Në ditët e sotme, ky test është bërë nëpërmjet urinës dhe gjithashtu mund të bëhet nëpërmjet një mostre që merret nga vagina ose penis-i.

Është shumë e rëndësishme që të testoheni për këto sëmundje, pasi virusi mund të qëndrojë në qetësi për shumë vite, duke shkaktuar më pas pasoja serioze siç është fertiliteti tek gratë. Gonorre-a dhe klamidia mund të trajtohen efektivisht me antibiotikë.

HIV, hepatiti B dhe sifilisi

Pages: 1 2