Infeksionet seksualisht të transmetueshme

Infeksionet seksualisht të transmetueshme (STI-sexual transmitted infections) ose sëmundjet seksualisht të transmetueshme (STD-sexual transmitted diseases), janë ndërmjet sëmundjeve më të zakonshme ngjitëse. Këto infeksione mund të merren nëpërmjet seksit vaginal, anal ose oral.

Mund të jeni në një rrezik të lartë të STI-ve nëse keni (ose keni pasur):

  • Shumë partnerë seksual;
  • Seks me dikë që ka pasur shumë partnerë seksual;
  • Seks pa prezervativ.

Jeni në një rrezik të lartë për disa nga këto sëmundje: HIV (human immunodeficiency virus) dhe Hepatiti B, nëse përdorni të njëjtën gjilpërë, kur injektoni drogë.

Lloje të ndryshme të STI-ve

STI-të bakteriale përfshijnë:

  • Klamidia;
  • Gonorre; dhe
  • Sifilis.

STI-të virale përfshijnë:

  • HIV/AIDS;
  • Herpes gjenital;
  • Lythat gjenitalë;
  • Hepatit B.

STI-të e tjera përfshijnë:

  • Trikomoniazin.

Si shpërndahet STI-ja?

Mikrobet që shkaktojnë STI-të janë gjetur në spermë, gjak, sekrecione vagina-le dhe ndonjëherë në pështymë. Pjesa më e madhe e organizmave, janë përhapur nëpërmjet seksit oral, anal dhe vaginal, por në disa raste nëpërmjet herpesit dhe lythave gjenitalë dhe kontaktit lëkurë me lëkurë.

Pse është e rëndësishme për të identifikuar herët STI-në?

Disa STI të zakonshme mund të shkaktojnë komplikacion-e afatgjata, duke prekur fertilitetin dhe shëndetin e përgjithshëm dhe shumë STI janë transmetuar nëpërmjet kontaktit seksual. Është shumë e rëndësishme, të zbulohet infeksioni i transmetuar që në fazat e para, në mënyrë që të fillojë trajtimi dhe të mund të parandalohet përhapja. Kontaktoni mjekun tuaj, nëse dyshoni se mund të keni STI.

Simptomat specifike të STI-ve

Infeksioni HIV

Menjëherë pas infeksionit me HIV, personi mund të zhvillojë një sëmundje të ngjashme me simptomat e gripit, që përfshijnë dhimbjen e kokës, lodhjen, djersitje gjatë natës, ënjtje në nyja limfatike, diarre dhe skuqje, temperaturën.

Pjesa më e madhe e njerëzve shërohen nga simptomat e sëmundjes brenda pak javëve dhe bëhen akoma më mirë pas një afati të caktuar kohor.

Pages: 1 2 3 4