HepatitiCInfeksioni

Qëkur Hepatiti C është zbuluar në vitet 1980, mijëra australianë janë gjetur që të jenë infektuar me këtë virus. Në Australi pothuajse 300,000 individë janë ekspozuar ndaj virusit të hepatitit C, dhe më shumë se 200,000 janë duke jetuar me sëmundjen kronike të Hepatitit C. Rreth 10,000 infeksione të reja janë zbuluar çdo vit.

Transmetimi i Hepatitit C

Virusi zakonisht është transmetuar nëpërmjet kontaktit gjak me gjak. Pëpara viteve 1990 ka qenë e mundur për ta kapur hepatitin C në Australi nëpërmjet një transfuzion-i gjaku të infektuar. Në ditët e sotme, të gjitha testet e gjakut janë skanuar më parë për viruse. Pjesa më e madhe e rasteve të Hepatitit C është shkaktuar nëpërmjet shpërndarjes së gjilpërave të infektuara.

Mënyra të tjera të shpërndarjes së Hepatitit C ndodhin nëpërmjet tatuazheve dhe pircing të trupit, nëpërmjet pajisjeve të papastra, procedurave mjekësore të pa-steril-izuara dhe injeksioneve, siç janë vaksinat. Mamatë e infektuara mund ta kalojnë virusin në fëmijët e sapolindur (sipas OBSH-së i porsalindur konsiderohet fëmija gjatë katër javëve të para të lindjes). Është e mundur, por e pazakonshme, për ta kapur sëmundjen duke përdorur brisqet ose furçën e dhëmbëve që mund të kenë marrë gjaku-n e personave të infektuar. Transmetimi seksual i virusit nuk ka shumë mundësi që të ndodhë, përveç nëse ekziston kontakti gjak me gjak.

Nuk ekziston akoma ndonjë vaksinë kundër Hepatitit C.

Simptomat e Hepatitit C

Në periudha afatshkurtër, infeksionet me virusin e hepatitit C shpesh nuk shkaktojnë simptoma ose shkaktojnë sëmundje të lehta që mund të ndihen si grip. Rreth 20-30% e njerëzve që janë të infektuar do të pastrohen plotësisht nga virusi C, por tre të katërtat do të zhvillojnë infeksion kronik. Infeksionet kronike mund të mos kenë simptoma, sidomos në fillim, por me kalimin e kohës mund të dëmtojnë mëlçinë dhe të shkaktojnë simptoma siç janë, përzierje, dhimbje muskujsh ose parehati në zonën abdominale.

Trajtimi i Hepatitit C

Trajtimi i hepatitit C është përmirësuar në mënyrë dramatike vitet e fundit.

Pages: 1 2