Insomnia dhe presioni i lartë i gjakut: Lidhja ndërmjet tyre

Njerëzit që kanë insomnia kronike (të vazhdueshme), me kohëzgjatje të shkurtra të gjumit mund të kenë rritje të konsiderueshme të hipertension-it (presionit të lartë gjaku), konfirmohet në bazë të kërkimeve të reja.

Një studim amerikan i 1741 të rriturve zbuloi se ato që kishin insomnia për më shumë se një vit e kishin 2.4 herë më shumë rrezikun e zhvillimit të hipertensionit, krahasuar me ato që bënin gjumë normal. Megjithatë, rreziku u 5 fishua ndërmjet njerëzve me pagjumësi dhe me një kohëzgjatje mesatare gjumi prej më pak se 5 orë.

Të gjithë njerëzit në studim iu nënshtruan vetëraportimit të sondazheve të gjumit dhe i kishin të regjistruara matjet e presionit mesatar të gjakut. Lidhja ndërmjet pagjumësisë dhe presionit të lartë të gjakut mbeti e pavarur nga mosha, seksi, indeksi i masës trupore BMI (Body Mass Index), diabet-i, pirja e duhanit, përdorimi i alkool-it, depresion-i dhe çrregullimi i frymëmarrjes gjatë gjumit.

Profesori Stefan Harrap, president i Këshillit të Kërkimeve në Australi, tha se rezultatet në mënyrë të qartë lidhnin insomnian dhe kohëzgjatjen e gjumit me rrezikun e hipertensionit.

Profesori sugjeroi gjithashtu se mjekët duhet të pyesin pacientët rreth gjumit të tyre gjatë kontrolleve të presionit të gjakut. Nëse mund të rregulloni problemet e gjumit, kjo mund të sjellë një efekt pozitiv mbi presionin e gjakut, tha ai.