Ja 15 simptoma të kancerit që meshkujt i injorojnë

Ekspert-ët thonë se meshkujt mund të përfitojnë shumë duke qenë të vëmendshëm ndaj simptomave të caktuara të kancerit, të cilat duhet të diskutohen me doktorin sa më shpejt të jetë e mundur. Por kur vjen puna për të caktuar një vizitë tek doktori, dihet që meshkujt duhet t’i tërheqësh zvarrë!

Dr. Leonard Lichtenfeld, është zëvendës drejtor mjekësor për zyrën kombëtare të shoqatës Amerikane të Kancerit. Sipas Lichtenfeld, meshkujt shpesh duhet të nxiten nga gratë për t’u kontrolluar në lidhje me kancerin. Kjo është një fatkeqësi! Kujdesi rutinë parandalues mund të zbulojë kancerin dhe sëmundje të tjera kur janë vetëm në fazat e tyre fillestare. Kur kanceri zbulohet që në fillim, ka më shumë mundësi për trajtimin e tij.

Kjo do të thotë se ka më shumë shanse për një kurë.

Disa nga simptomat e kancerit tek meshkujt janë specifike. Ato përfshijnë disa pjesë të trupit dhe mund të tregojnë direkt për mundësinë që një kancer të jetë i pranishëm. Simptomat e tjera janë të paqarta. P.sh. një dhimbje që prek shumë pjesë të trupit, mund të ketë shumë shpjegime. Kjo mund të jetë një shenjë e kancerit, ose jo. Por ju nuk mund të përjashtoni kancerin si mundësi, pa shkuar tek mjeku.

Simptoma nr. 1 e kancerit tek meshkujt: Masa e gjoksit

Si shumica e meshkujve, ju ndoshta nuk e keni marrë kurrë parasysh mundësinë që mund të keni kancer gjiri. Edhe pse nuk është shumë i hasur, ai është i mundur. “Çdo masë e re në zonën e gjirit të një mashkulli, ka nevojë të kontrollohet nga një mjek”, thotë Lichtenfeld.

Përveç kësaj, Shoqata Amerikane e Kancerit identifikon disa shenja të tjera shqetësuese që përfshijnë gjoksin e burrave ashtu si dhe të grave, të cilave duhet t’ju kushtohet vëmendje. Ato përfshijnë:

  • Rrudhje dhe tërheqje të lëkurës;
  • Tërheqje e thimthave;
  • Skuqje apo deformim të thimthës ose lëkurës së gjoksit;
  • Dalje e thimthës nga vendi.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7 8