Ja disa këshilla të thjeshta për t'i "mbijetuar" gripit dhe të ftohurës

Lani mirë duart

Nëse këtë vit ju zë gripi ose e ftohura, mund të “falenderoni” duart tuaja të pista. Shumë viruse përhapen në këtë mënyrë. Ju merrni baktere në gishta dhe më pas i kaloni ata në gojë dhe në sy. Zgjidhja është larja e shpeshtë dhe e mirë e duarve. Ky është çelësi për të shmangur gripin dhe të ftohurën.

Bëni vaksinën kundër gripit

Ju mund të mendoni se gripi është një problem fare i vogël, por kjo sëmundje mund t’ju lërë në shtrat për ditë me rradhë. Gripi është veçanërisht i rrezikshëm për fëmijët, gratë shtatzëna apo të moshuarit. Një vaksinë e vogël mund t’ju kursejë ju dhe familjes tuaj shumë vuajtje. Mendimi se vaksinat e gripit të bëjnë me grip është thjesht një mit.

Bëhuni gati për stinën e ftohtë

Para se të luftoni të ftohurën dhe bakteret e gripit, sigurohuni që të keni mjetet e duhura për këtë. Mbusheni sirtarin e barnave me çdo lloj ilaçi që mund të përdorni, si p.sh. qetësues të dhimbjeve apo dekongjesantë. Mos harroni facoletat, sapunin dhe higjienizuesin e duarve. Sigurohuni që termometri të punojë. Mbusheni trastën e ushqimeve me lëngje, çajëra bimorë dhe ushqime të thjeshta dhe qetësuese (si supë pule), që mund t’ju nevojiten kur të jeni të sëmurë.

Jini të vëmendshëm ndaj simptomave

Grip apo e ftohur? Nuk ka një mënyrë të sigurt për t’i ndarë simptomat nga njëra-tjetra. Edhe doktori juaj mund të mos jetë i sigurt. Zakonisht të ftohurat janë më të lehta. Ju mund të keni hundë që rrjedhin apo të bllokuara. Gripi është zakonisht më i ashpër dhe vjen menjëherë (mund t’ju “presë këmbët” për disa ditë). Temperatura, dhimbjet e trupit dhe tejlodhja janë më të zakonshme tek gripi.

Merrni medikamentet e duhura

Pages: 1 2 3