Ja si të mbeteni shtatzënë me "program"

Jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë? Mos u shqetësoni nëse kjo nuk ndodh shpejt. Thjesht do t’ju duhet të punoni me orarin.
Ndërkohë që përjetoni ciklin tuaj menstrual, trupi juaj ju jep të dhëna në lidhje me kohën kur jeni duke lëshuar vezë. Për të ndjekur ciklin, ju duhet të dini kur keni shansin më të mirë të konceptimit.

Pse duhet të mbani shënim ciklin tuaj menstrual?
Shënimet mund t’ju ndihmojnë:

  • Të mbeteni më shpejt shtatzënë.
  • Të krijoni një listë të dhënash në lidhje me ciklet tuaja të cilat mund t’i ndani me një ekspert fertiliteti, nëse është e nevojshme.

Masni temperaturën bazale të trupit.
Temperatura bazale e trupit (BBT) ndryshon gjatë gjithë muajit në varësi të etapës së ciklit tuaj. Ndjekja e BBT-së tuaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni kur jeni më pjellore.

  • Para ovulacion-it, temperatura juaj bazale është zakonisht rreth 34.6° C – 36.6° C.
  • Gjatë ovulacionit, trupi lëshon hormonin progesteron. Kjo e rrit temperaturën tuaj bazale me 0,4 – 0,8° një ose dy ditë pas ovulacionit.
  • Kjo rritje e temperaturës zakonisht zgjat deri sa të fillojë perioda.
  • Nëse ju mbeteni shtatzënë, temperatura do të mbetet e lartë gjatë shtatzënisë. Pasi të keni klasifikuar të dhënat për dy – tre muaj, ju do të shihni që do të ndërtohet një model i caktuar.
  • Ju jeni më pjellore dy deri në tre ditë para ovulacionit dhe 12-24 orë pas ovulacionit.
  • Sperma mund të jetojë deri në gjashtë ditë në trupin e një femre. Pra, shansi juaj më i mirë për konceptimin është që të kryeni marrëdhënie seksuale disa ditë para ovulacionit.

Klasifikimi i temperaturës bazale përdoret gjerësisht, por nuk është i pagabueshëm.

  • Disa femra nuk do të shohin një model të qartë.
  • Ju mund të ovuloni në periudha të ndryshme në ciklin tuaj, nga muaji në muaj. Kjo mund ta bëjë ovulacionin të vështirë për t’u parashikuar.

Këshilla për matjen e temperaturës bazale të trupit

  • Juve do t’ju duhet një termometër bazal. Ju mund t’i gjeni ata në shumicën e farmacive. Një termometër i thjeshtë nuk mund të zbulojë një ndryshim kaq të vogël në temperaturë.
  • Mbajeni termometrin, lapsin dhe letrën në krah të krevatit.

Pages: 1 2