Jodi dhe gjëndra e tiroides

Jodi është një element kimik që është esencial për dietën. Ndër ushqimet që në mënyrë natyrale janë të pasura me jod, përfshihen produktet e detit. Një përdorim i ulët i jodit distik, mund të rezultojë në mangësi të jodit – i cili është një shqetësim madhor mbarëbotëror shëndetësor.

Pse është e rëndësishme marrja e mjaftueshme e jodit?

Gjëndra tiroide, që është e lokalizuar në qafë, ka nevojë për jod për të prodhuar hormone të tiroides. Këto hormone kontrollojnë rritjen e trupit dhe të metabolizmit dhe janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit të bebeve dhe fëmijëve. Pa sasinë e mjaftueshme të jodit, gjëndra e tiroides nuk prodhon sasinë e përshtatshme të hormoneve, të cilat sjellin më pas pasoja të rënda shëndetësore.

 

Cilat janë efektet e mungesës së jodit?

Mungesa e jodit mund të rezultojë në një sërë gjendjesh, referuar si çrregullimi i mungesës së jodit. Çrregullimi i mungesës së jodit mund të prekë njerëzit e të gjitha moshave, por bebet janë më shumë nën rrezikun e problemeve.

Bebet, të cilat nuk marrin sasinë e mjaftueshme të jodit, mund të kenë dëmtim intelekt-ual dhe probleme me zhvillimin fizik. Ndonjëherë, vonesat e rënda mendore (ndonjëherë të njohura si kretenizëm), zhvillohen si rezultat i mungesës së jodit gjatë zhvillimit. Në fakt, mungesa e jodit është shkaku më i zakonshëm në të gjithë botën në prapambetjen intelektuale të fëmijëve, kështu që është shumë e rëndësishme për gratë shtatzëna, gratë që ushqejnë me gji dhe fëmijët, që të marrin sasinë e përshtatshme të jodit.

Mungesa e jodit mund të shkaktojë ënjtjen e gjëndrave tiroide, ashtu sikundër edhe simptoma nën aktive të gjëndrës tiroide (të njohur si hipotiroidizëm). Mungesa e jodit është shkaku më i zakonshëm i hipotiroidizmit. Disa nga tiparet e hipotiroidizmit janë:

  • Lodhje;
  • Normë e ngadaltë e zemrës;
  • Lëkurë e thatë;
  • Dhimbje e muskujve dhe nyjeve;
  • Depresion;
  • Kapsllëk; dhe
  • Shtim në peshë.

Si mund të sigurohem që marr sasinë e mjaftueshme të jodit?

Pages: 1 2