Kujdesi farmaceutik ju siguron informacion rreth vetë-kujdesit, se si mund të trajtoni gjëndjet e lehta mjekësore me produkte të pranishme në farmaci. Zbuloni sesi farmacisti mund t'ju ndihmojë për të menaxhuar gjëndjet jo të rënda të shëndetit tuaj.

Kafshimi dhe thumbimi

Informacion i përgjithshëm

Kafshimi ose thumbimi mund të shkaktojë një irritim të lehtë ose një reaksion të rëndë, si p.sh. një alergji kërcënuese për jetën (siç është anafilaksi).

Shumica e njerëzve nuk janë alergjikë ndaj pickimit të insekteve apo kafshimeve, por nëse ata përjetojnë simptoma të reaksionit alergjik, ata kanë nevojë për vëmendje urgjente mjekësore.

Kërkoni një mjekim urgjent nëse keni ndonjë nga simptomat e mëposhtme të kafshimit ose të thumbimit

  • Nuk nuk ndiheni mirë, jeni të trullosur ose keni të vjella;
  • Keni ënjtje të rëndë, veçanërisht në fytyrë, sy, gjuhë ose qafë;
  • Nëse keni ethe, shtrëngim gjoksi, vështirësi në frymëmarrje ose në gëlltitje;
  • Nëse keni patur më parë një reaksion të rëndë.

Kontaktoni farmacistin ose mjekun e familjes

  • Nëse lëkura rreth të kafshuarit është e kuqe, e fryrë ose reaksioni i lëkurës po fillon të shpërndahet;
  • Nëse pickoheni nga krijesa detare ose keni një plagë të hapur;
  • Nëse pickimi duket i infektuar, me dhimbje, qelb ose me kore;
  • Nëse jeni shtatzënë ose duke ushqyer me gji; disa ilaçe mund te mos jenë të përshtatshme;
  • Nëse keni gjendje të tjera mjekësore, siç është astma, ose merrni ilaçe të tjera;
  • Nëse keni alergji nga medikamentet;
  • Nëse fëmija që është kafshuar ose pickuar është një fëmijë i vogël.

Këshillat e trajtimit

  • Kontaktoni menjëherë qendrën më të afërt shëndetësore nëse jeni pickuar nga një merimangë;
  • Pickimet dhe kafshimet e pjesës më të madhe nuk janë serioze;
  • Pastroni zonën me ujë, sapun të butë ose dezinfektues dhe vendosni kremra antiseptike; mos përdorni  uthull;
  • Kontrolloni dhe hiqni thumbat nga lëkura;
  • Vendosni një pako akulli për 10 deri në 20 minuta për të ftohur lëkurën, pasi lehtëson dhimbjen dhe ënjtjen;
  • Gjithmonë vendosni akull në një peshqir për të mbrojtur lëkurën; mos përdornin akull në duar ose këmbë;
  • Pickimin e mizave blu: mos e lani me uthull;
  • Pickimin e mizave blu: uji i ngrohtë është më shumë efektiv në reduktimin e dhimbjeve sesa pakot e akullit (45° C – për 20 minuta);
  • Nëse ju mund të identifikoni djegie nga një kandil deti, atëherë trajtojeni me uthull dhe kërkoni ndihmë mjekësore;

Pages: 1 2