Kanabis: Toleranca dhe varësia

Ekzistojnë dëshmi se pas përdorimit të zgjatur të kanabisit vjen varësia. Njerëzit që përdorin kanabisin rregullisht mund të zhvillojnë varësinë dhe tolerancën ndaj saj, që do të thotë se ata duhet të marrin sasi të mëdha të kanabisit për të marrë të njëjtin efekt.

Varësia ndaj kanabisit mund të jetë psikologjike, fizike, ose të dyja bashkë. Njerëzit të cilët janë të varur nga kanabisi gjejnë se përdorimi i drogë-s bëhet shumë më e rëndësishme sesa aktivitete të tjera në jetën e tyre. Ata vuajnë për të marrë dozën e drogës dhe e kanë të vështirë ndalimin e përdorimit të saj. Njerëzit të cilët janë psikologjikisht të varur nga kanabisi mund të gjejnë se ata e ndjejnë  atë si një thirrje për përdorim, kur ata janë në mjedise të veçanta ose të socializuar me miq. Varësia fizike ndodh kur trupi i një personi përshtatet me kanabisin dhe mësohet me funksionin e përdorimit të tij dhe nuk arrijnë të “bëjnë” pa të.