Kanabis/marijuana: Cilat janë efektet

Efektet e çdo droge (përfshirë kanabis) variojnë nga personi në person. Sesi kanabis ndikon tek një person varet nga shumë gjëra përfshirë masën, peshën dhe shëndetin, gjithashtu nëse personi e përdor atë më vete apo së bashku me droga të tjera përafërsisht në të njëjtën kohë. Efektet e çdo droge janë gjithashtu edhe në varësi të sasisë së marrë.

Nuk ka nivel të sigurt për përdorimin e drogës. Përdorimi i çdo droge zakonisht ka rrezik – edhe ilaçet mund të prodhojnë efekte anësore të padëshirueshme. Është e rëndësishme që të bëhet kujdes kur merret çdo tip droge.

Efektet e menjëhershme

  • Shfrenim;
  • Të qeshura spontan-e;
  • Sjellje e qetë dhe reflektive;
  • Perceptim i ndikuar për zhurmat, ngjyrat dhe ndjenja të tjera;
  • Konfuzion;
  • Të menduar dhe memorje e alteruar;
  • Ankth;
  • Paranojë e lehtë;
  • Vizione të alteruara;
  • Sy të skuqur e të përgjakur;
  • Qetësim;
  • Gjumë;
  • Koordinim dhe balancim i reduktuar;
  • Rritje e ritmit të zemrës;
  • Presion i ulët gjaku;
  • Rritje oreks-i.

Dozat e ulëta dhe të moderuara

Dozat e ulëta të kanabis mund të prodhojnë efekte që zgjasin 2-4 orë pas pirjes. Efektet e oreksit (të ngrënit) zakonisht fillojnë pas 1 ore. Disa nga efektet përfshijnë:

Doza të mëdha

  • Konfuzion;
  • Nervozizëm;
  • Eksitim;
  • Halucinacion-e;
  • Ankth ose panik;
  • Largim nga realiteti;
  • Rënie e kohës së reagim-it;
  • Paranojë.

Efektet afatgjata

Përdorimi për një kohë të gjatë i kanabis mund të ketë shumë efekte tek një individ:

Truri: Paaftësi në përqendrim, kujtesë dhe në të mësuar.

Mushkëri: Pirja e kanabis mund të rezultojë në një fyt të dëmtuar, astmë dhe bronkit.

Hormonet: Kanabis ndikon në prodhimin e hormoneve. Kërkimi tregon se disa përdorues kanabisi kanë ulje të dëshirës për seks. Cikle jo të rregullta menstrual-e dhe prodhim i ulët sperme janë raportuar gjithashtu.

Sistemi imun: ka disa shqetësime se pirja e kanabis mund të ndikojë në funksionimin e sistemit imunitar (sistemi imunitar).

Shëndeti mendor: Përdorimi i kanabis, kryesisht përdorimi në doza të mëdha dhe në mënyrë të rregullt, mund të lidhet me një kondicion që njihet si “psikozë e induktuar nga droga”, ose “psikoza kanabis”.

Pages: 1 2 3