Shumica e grave me ndryshime në qelizat jonormale ndihen mirë dhe nuk kanë simptoma. Pasja e simptomave do të thotë se kanceri është prezent. Disa gra mund të kenë rrjedhje gjaku të çrregullta, mos ndjerje mirë gjatë ose pas seksit ose derdhje jo të zakonshme vaginale. Dhimbja pelvik-e, lodhja e madhe, këmbë të ënjtura, ose dhimbje kurrizi mund të jenë shenjat e një kanceri më shumë të avancuar.

Këto simptoma mund të jenë edhe për shkak të problemeve më të zakonshme, por ju duhet të bëni kontroll tek mjeku për to. Ju mund dhe duhet që të referoheni tek një specialist për diagnostikim dhe trajtim të mëtejshëm.

Mjekë dhe profesionistë të tjerë shëndeti që mund të takoni

Mjeku juaj do të ekzaminoj dhe t’u referohet test-eve për të parë nëse keni kancer. Kjo mund të jetë një kohë me shqetësime dhe e lodhshme, kryesisht nëse duhet të bëni teste të shumta.

Nëse testet tregojnë se keni ose mund të keni kancer, mjeku juaj duhet t’ju referojë tek specialisti, që do t’ju ekzaminojë dhe do t’ju kërkojë që të bëni edhe më shumë teste. Nëse keni kancer, një a më shumë specialistë do t’ju këshillojnë për opsionet e trajtimit.

Ju duhet të prisni që të keni kujdesin e një grup profesionistësh shëndeti nga fushat kryesore (shiko listën më poshtë). Idealisht, të tëra asetet tuaja dhe trajtimet duhet të jenë të vlefshme në spital, megjithatë, kjo mund të mos jetë e mundur.

Profesionistët e shëndetit që kujdesen për gratë me kancer cervikal janë:

  • Onkolog-ët gjinekolog-ë, operatorë që diagnostikojnë dhe trajtojnë gratë me kancer cervikal
  • Onkologët radiolog-ë, që janë të specializuar në përdorimin e terapive për të trajtuar kancerin
  • Onkologët mjekësor, që janë të specializuar në kemioterapi dhe terapi hormonale për të trajtuar kancerin.
  • Infermierë dhe prakticionerë të përgjithshëm që do t’ju ndihmojnë në të tëra fazat e kancerit tuaj
  • Dietologë, që do t’ju rekomandojnë dietat më të mira për të ndjekur gjatë dhe pas trajtimit

Pages: 1 2 3 4 5 6