Kancer-i fshikëzës mund të ndeshet më shpesh në njerëzit e moshës mbi 60 vjeç, dhe është 3 deri në 4 herë më i zakonshëm tek meshkujt sesa tek gratë. Ai është më i rrallë tek njerëzit më të rinj sesa mosha 40 vjeçare.

Ekzistojnë lloje të ndryshme të kancerit të fshikëzës. Lloji më i zakonshëm i kancerit të fshikëzës është karcinoma uroteliale, që gjithashtu janë quajtur qeliza kanceroze kalimtare, të cilat fillojnë në rreshtimin e fshikëzës.

Faktorët rrezikues për kancerin e fshikëzës

Faktorët rrezikues për kancerin e fshikëzës përfshijnë:

  • Duhanin;
  • Ekspozimin ndaj kimikateve të caktuara, siç janë disa kimikate që përdoren në industritë tekstile, të gomave dhe aluminit;
  • Cistit-et kronike (inflamacion i vazhdueshëm i fshikëzës);
  • Trajtimet e mëparshme për kancerin që përfshijnë radioterapipelvisi-t ose trajtime me ilaçet cyclophosphamide të kemioterapisë; dhe
  • schistosomiasis (një infeksion parazitar i gjetur në Afrikë, Azi dhe në Amerikën e Jugut).

Simptomat

Simptomat më të zakonshme të kancerit të fshikëzës është gjaku në urinë, që zakonisht jep dhimbje. Gjaku mund të jetë i lehtë për t’u evidentuar ose mund të jetë “mikroskopik” dhe të shfaqet vetëm në testin e urinës.

Disa njerëz mund të kenë simptomat e irritimit të fshikëzës, siç është ndjenja e djegies gjatë urinim-it ose nevoja për të urinuar shpesh dhe pamundësia për ta mbajtur. Shumë rrallë, kanceri i fshikëzës shkakton dhimbje në shpinë ose në bark.

Këto simptoma mund të shkaktohen nga gjendje të tjera, siç është infeksioni i urinës, kështu që ju jo domosdoshmërisht identifikoni kancerin. Megjithatë, nëse ju keni ndonjë prej këtyre simptomave, veçanërisht gjak në urinën tuaj, është shumë e rëndësishme që ju të shkoni për tu kontrolluar tek doktori.

Diagnoza e kancerit të fshikëzës

Investigimi për dyshimin rreth kancerit të fshikëzës në mënyrë të vashdueshme përfshin testin e urinës për qelizat kanceroze (citologji e urinës). Ajo gjithashtu përfshin një lloj imazhi të sistemit urinar, siç është skanimi CT dhe ultratingull-i.

Pages: 1 2