Kanceri i gjirit: A jeni ju në rrezik?

Edhe pse shkaku direkt që shkakton kancer-in e gjirit është akoma i panjohur, studimet kanë identifikuar faktorë të caktuar që mund të rrisin shanset tuaja për të paturit e kësaj sëmundje.

Histori familjare

Historia familjare është e rëndësishme: nëse mamaja ose motra juaj ka patur kancerin e gjirit, ju keni një rrezik të lartë të të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Megjithatë, kanceri i gjirit tek të afërmit më të largët, të tillë si kushërira juaj, gjyshja apo halla, rrit vetëm pak rrezikun e të paturit së sëmundjes.

Dy gjene, të quajtuara BRCA1 dhe BRCA2, janë identifikuar që luajnë një rol në kancerin e gjirit. Gratë që trashëgojnë mutacion-et specifike në secilin prej këtyre 2 gjeneve kanë një rrezik të lartë ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit.

Studimi Australian i Kancerit të gjirit, një studim i madh që është bërë në Melburn dhe Sidnei, iu përgjigj disa pyetjeve të rëndësishme rreth rrezikut të BRCA1 dhe BRCA2 dhe fatmirësisht çoi në rrugën e testimit gjenetik për rrezikun e kancerit të gjirit.

Mosha

Rritja e moshës është faktori më i madh rrezikues për zhvillimin e kancerit të gjirit: më shumë se 70% e rasteve ndodhin tek gratë mbi moshën 50 vjeçare. Rreziku juaj është shumë më i lartë pas moshës 75 vjeçare.

Shtatzënia dhe menopauza

Nëse ju ngelni shtatzënë në një moshë të madhe, keni bërë fëmijën tuaj të parë në moshën 30 vjeçare, ose nuk keni patur asnjëherë fëmijë, ju do të keni një rrezik të vogël ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Nëse juve ju vijnë periodat para moshës 12 vjeçare ose e mbyllni fazën e menopauzë-s pas moshës 55 vjeçare, ju gjithashtu mund të jeni në një rrezik të vogël ndaj të zhvilluarit të kancerit të gjirit. Shansi ndaj të paturit të kancerit të gjirit është 2 deri në 4 herë më i lartë ndërmjet grave që kanë patur periodat e tyre të para përpara moshës 12 vjeçare, krahasuar me ato pas moshës 14 vjeçare.

Terapia e zëvendësimit të hormoneve

Pages: 1 2