Kanceri i gjirit: Zbulimi dhe diagnostikimi

kanceri i gjirit

Zbulimi i hershëm

Zbulimi i hershëm është një faktor kyç që mund të rrisë shanset tuaja për t’i mbijetuar kancer-it të gjirit. Nëse kanceri është zbuluar, ndërsa është ende i lokalizuar në gji, shanset tuaja për një mbijetesë 5-vjeçare janë shpesh më të larta se 95%.

Për të ndihmuar shanset tuaja për zbulimin e hershëm, duhet të jeni të vetëdijshëm për ndryshimet në gjinjtë tuaj, të tilla si ndryshimet në formën apo madhësinë apo një skuqje e gjinjve ose thimthave, një ndryshim të lëkurës përreth, një shkarkim, ose një gjëndër e cila ndihet ndryshe në pjesën e gjirit. Sigurohuni që ju të shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt që të jetë e mundur në qoftë se ju zbuloni ndryshime të tilla. Megjithatë, përpiquni që të mos shqetësoheni, nëse ju vini re ndryshime të tilla, pasi shpesh ndryshimet e gjoksit janë të zakonshme, dhe në pjesën më të madhe të rasteve nuk kanë të bëjnë me kancerin e gjirit.

Vetë-ekzaminimi i gjirit

Disa mjekë besojnë se kontrollet mujore vete-ekzaminuese të gjinjve nuk mund të jenë aq të dobishme sa ishte menduar më parë. Disa studime kanë treguar se rutina, vete-ekzaminimet sistematike të gjinjve nuk do të çojnë në më pak vdekje nga kanceri i gjirit dhe, në fakt, mund të çojnë në biopsi të panevojshme dhe shqetësuese. Shoqatat e kancerit ndryshojnë në pozicionet e tyre nëse gratë duhet të bëjnë vete-ekzaminimet e gjirit. Një gjë është e sigurt – bërja e vete-ekzaminimit të gjoksit ju familjarizon juve me mënyrën sesi gjoksi juaj ndihet normalisht.

Këshilli i Kancerit rekomandon “ndërgjegjësimin e gjirit” – duke u njohur me pamjen normale dhe me të ndjerit e gjinjve tuaj, si dhe komunikumin me mjekun për çfarëdo lloj ndryshimi të mundshëm të gjirit.

Ultratingujt

Ashtu siç është thënë, indet e gjinjve të femrave të reja janë të dendura dhe të trasha dhe kjo e bën mamografinë për doktorin të vështirë për lexim, kështu që në këto raste ultratingujt mund të përdoren për të parë indet e gjinjve. Ultratingujt janë zakonisht zgjedhja e mjekut për kontrollimin e grave nën moshën 35 vjeçare.

Skanimi me rezonancë magnetike

Pages: 1 2