Puna me beton dhe njëkohësisht personat që merren me bujqësi janë në listën e profesioneve që kanë një rrezik të lartë për zhvillimin e kancerit të gojës dhe të fytit.

Kërkuesit ekzaminuan punët e më shumë se 1800 evropianëve që kishin këtë lloj kanceri, duke përfshirë edhe kancerin e zgavrës së gojës, ezofag-ut (gurmazit) dhe laringu-t, duke i krahasuar ato me një grup të njerëzve të shëndoshë pa kancer (Revista ndërkombëtare e kancerit 2011, online më 13 qershor).

Tek burrat, ekzistonte një rrezik i lartë i kancerit për muratorët në 58% dhe 74% në rritje për piktorët, ndërsa për punëtorët e dokut rreziku i kancerit dyfishohet, dhe për punëtorët e ndërtimit të rrugëve, betonistët, fermerët rreziku ishte trefishuar.