Kanceri i kockave: Zbuloni llojet, simptomat, shkaqet dhe mjekimet

Kanceri i kockave është një lloj i pazakontë kanceri i cili fillon të shfaqet në kockë. Kanceri i kockave mund të fillojë në çdo kockë të trupit, por ato që preken më shpesh janë kockat e gjata të këmbëve dhe duarve. Ekzistojnë lloje të ndryshme kanceri të kockave. Disa nga këto shfaqen më së shumti tek fëmijët ndërsa disa të tjerë prekin më shumë të rriturit.

Termi “kancer i kockave” nuk përfshin kancerat që fillojnë në pjesë të tjera të trupit dhe më pas përhapen (metastazim) në kockë. Këto tipe kanceri emërtohen në fakt, nga vendi ku fillojnë të shfaqen, si p.sh. kanceri i gjirit që metastazohet në kockë. Kanceri i kockave nuk përfshin as kancerat e qelizave të gjaku-t si mielomë e shumëfishtë dhe leuçemi (leukemi), e cila shfaqet në palcën e kockës (materiali në formë xheli që gjendet brenda kockës).

Simptomat

Shenjat dhe simptomat e kancerit të kockave përfshijnë:

  • Dhimbje të kockave;
  • Enjtje dhe ndjeshmëri ndaj dhimbjes në zonat e prekura nga sëmundja;
  • Kocka që thyhen me lehtësi;
  • Lodhje;
  • Rënie e pavullnetshme në peshë.

Kur duhet të shkoni tek doktori

Lini takim me doktorin sapo ju apo fëmija juaj të shfaqë ndonjë shenjë apo simptomë që ju shqetëson.

Shkaqet

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkakton shumicën e kancerave të kockave. Ajo që doktorët dinë është se kanceri i kockës fillon si një gabim në AND-në e qelizës. Ky keqformim i dikton qelizës që të rritet dhe ndahet në mënyrë të pakontrolluar.

Këto qeliza vazhdojnë të jetojnë në vend që të vdesin pas një kohe të caktuar.Qelizat e keqformuara formojnë një masë qelizore (tumor), që mund të pushtojë strukturat në afërsi të saj, ose zona të tjera të trupit.

Llojet e kancerit të kockave

Kancerët e kockave janë të ndarë në lloje të veçanta duke u bazuar tek tipi i qelizës ku ka filluar kanceri. Llojet më të zakonshme të kancerit të kockës janë:

  • Osteosarkoma - Ne rastet e osteosarkoma-s, fillon në qelizat kockore dhe shfaqet më tepër tek fëmijët dhe të rinjtë;
  • Kondrosarkoma - Ndërsa ne rastet e kondrosarkoma-s, fillon në qelizat kërc-ore që gjenden zakonisht në fundet e kockave;

Pages: 1 2 3 4 5 6 7