Kancer-ët e lëkurës nuk duken të gjithë njëlloj, por janë disa shenja ndaj të cilave duhet kujdesje:

  • Një pikë që është e ndryshme nga pikat e tjera në trup;
  • Një pikë që ka ndryshuar në formë, përmasë ose ngjyrë;
  • Një plagë që nuk shërohet;
  • Një pikë që ka gjakderdhje.

Është e rëndësishme për të njohur lëkurën tuaj. Ekzaminimi i lëkurës tuaj do t’ju ndihmojë që të vini re ndryshimet dhe të mësoni se çfarë është normale për ju.

Nëse ju shihni ndonjë gjë të re ose të ndryshme në lëkurë, shkoni menjëherë tek dermatolog-u juaj. Kancerët e lëkurës që janë gjetur ose trajtuar herët kanë nevojë për trajtime më pak invazive ose për një prognozë më të mirë.

Po në lidhje me pikat që nuk janë kanceroze?

Jo të gjitha pikat që shfaqen në lëkurën tuaj janë kanceroze. Megjithatë pikat e shkaktuara nga dielli janë shenja paralajmëruese që lëkura juaj ka patur një ekspozim të tepërt diellor dhe ju mund të jeni në një rrezik të lartë ndaj zhvillimit të kancerit të lëkurës.

Qukat

Quka është një rritje normale në lëkurë. Qukat shfaqen kur qelizat e prodhimit të pigment-it në lëkurë rriten në grup. Qukat janë shumë të zakonshme. Disa njerëz kanë shumë quka në lëkurë dhe kjo mund të trashëgohet nga familjarët. Ekspozimi i tepërt në diell, veçanërisht në fëmijëri, mund të çojë  në zhvillimin e sa më shumë qukave në lëkurë.

Nevuset displazike

dysplastic naevus

Quka që ka një formë të parregullt dhe një ngjyrë jo të njëllojtë  quhet nevus displazi-k. Njerëzit me shumë nevuse displazike janë në një rrezik të lartë të të zhvilluarit të melanomë-s. Nëse ju keni këto quka, ju duhet të kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj për ndonjë ndryshim dhe të shihni për pika të reja në lëkurë. Nëse ju vini re ndonjë ndryshim duhet të shkoni menjëherë tek doktori juaj.

Njollat diellore (keratozat diellore)

sunspots solar keratoses

Pikat e kuqe të lëkurës janë quajtur njolla diellore (keratozë diellore). Ato zakonisht ndodhin tek njerëzit mbi moshën 40 vjeçare në zonën e lëkurës të ekspozuar ndaj diellit, siç është koka, qafa, duart dhe këmbët. Disa keratoza diellore mund të zhvillohen në karcinoma bazoqelizore.

Pages: 1 2