Parandalimi i kancerit të lëkurës

Shkaku kryesor i kancer-it të lëkurës është ekspozimi ndaj rrezeve ultraviolet (UV).

Dielli prodhon rrezatimin UV, por edhe aparaturat estetike, siç janë solaret janë burim i prodhimit të tyre.

Pjesa më e madhe e vendeve mesdhetare kanë nivele të larta të rrezeve UV gjatë gjithë vitit. Ky rrezatim nuk mund të shihet ose të ndihet por mund të shkaktojë:

  • Djegie nga dielli;
  • Plakje të parakohshme të lëkurës;
  • Dëmtim të qelizave të lëkurës, që çojnë në krijimin e kancerit të lëkurës.

Kanceri i lëkurës është i lidhur me dy faktorë: ekspozimin e njeriut gjatë gjithë jetës ndaj rrezeve UV dhe një numër të konsiderueshëm të djegieve që ato kanë patur.

Kërkuesit sugjerojnë që ndërkohë që qelizat e lëkurës janë dëmtuar shpesh në fëmijëri, mund të jetë ekspozimi diellor në moshën madhore që bën që këto qeliza të dëmtuara të kthehen në kanceroze.

Kush është në rrezik?

Çdonjeri mund të zhvillojë kancerin e lëkurës, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës apo shëndeti i përgjithshëm. Megjithatë, disa njerëz kanë një rrezik më të lartë të kancerit të lëkurës sesa të tjerët.

Ju mund të jeni në një rrezik të lartë, nëse ju keni:

  • Quka të shumta në trupin tuaj;
  • Një histori familjare ose personale të melanomë-s;
  • Periudha të rralla, por intensive të ekspozimit ndaj rrezatimit UV, veçanërisht nëse ky ekspozim rezulton në djegie (të tilla si në pushime ose gjatë aktivitetit rekreativ);
  • Lëkurë që digjet shpejt;
  • Flokë të kuq ose bjond dhe sy jeshilë ose blu;
  • Një sistem të dobët imunitar (sistemi imunitar), që mund të jenë shkak për ilaçe të caktuara që e shtypin atë.

Njerëzit me lëkurë të errët kanë një mbrojtje më natyrale kundër kancerit të lëkurës sepse lëkura e tyre prodhon më shumë melaminë sesa lekura me ngjyrë të hapur.

Flisni me doktorin tuaj në lidhje me rreziqet për kancerin e lëkurës. Dermatolog-u juaj mund t’ju japë këshillat rreth kontrollit të lëkurës tuaj.