Kanceri i mitrës: Çfarë ndodh pas trajtimit

Shërimi dhe kujdesi janë të ndryshëm për çdo njeri dhe varen nga trajtimi që ju keni. Duhet kohë për tu shëruar nga lloje të ndryshme trajtimesh: ekzistojnë ndryshime fizike dhe emocionale me të cilat duhet të përballeni. Ju mund të keni nevojë që të flisni me punëdhënësin tuaj në lidhje me mënyrën sesi trajtimi juaj mund të ndikojë në punë dhe me familjen tuaj në lidhje me suportin që ju keni nevojë.

Ju do të keni nevojë për kontrolle të rregullta të shëndetit që përfshijnë testet dhe ekzaminimet pasi trajtimi të ketë mbaruar. Ashtu sikundër kontrolli për tu siguruar që kanceri nuk do të rikthehet, vizitat e vazhdueshme do të jenë të nevojshme për shkak të ndryshimeve fizike të ndryshme që mund të ndodhin si rezultat i kancerit dhe trajtimit të tij. Kontrollet do të vazhdojnë që të jenë të domosdoshme nëse ju nuk keni patur për disa vite asnjë shenjë kanceri. Për familjen dhe miqtë kanceri mund të jetë diçka që i përket të shkuarës, por kontrollet mund ta risjellin përsëri këtë çështje për ju dhe ju mund të ndiheni pak në ankth në kohën e kontrolleve. Të gjeturit e mënyrave për të suportuar veten dhe për tu kujdesur për veten kur janë periudhat e kontrolleve është pjesë e të jetuarit me kancer.

Efektet anësore të kancerit të mitrës

Duhet pak kohë për tu shëruar nga trajtimi. Ju do të zbuloni se do t’ju duhet të përballeni me shumë ndryshime fizike dhe emocionale. Është e rëndësishme që ju dhe njerëzit përreth jush (kjo mund të përfshijë partnerin dhe pjesëtarët e familjes) të jeni të përgatitur.

Lodhja

Shumë gra zbulojnë se lodhja është një ndër problemet kryesore. Ky është një problem kryesor nëse ju do të keni nevojë për të patur radioterapi-në dhe trajtime të tjera. Të shkuarit nëpër spitale dhe klinika për trajtime dhe në takime është shumë e lodhshme. Nëse ju filloni të punoni gjatë trajtimit ose nëse ju keni një shtëpi dhe familje ndaj të cilëve duhet të kujdeseni, ju do të jeni shumë shpesh të lodhur.

Pages: 1 2 3 4 5 6