Kanceri i mitrës: Simptomat dhe diagnostikimi

Simptomat më të zakonshme janë gjakrrjedhja e pazakontë dhe shkarkimi nga vagina. Ndonjëherë ky shkarkim mund të jetë me aromë.

Simptomat e tjera përfshijnë parehatinë ose dhimbje në bark, vështirësi ose dhimbje gjatë urinim-it dhe dhimbje gjatë seksit.

Gjakrrjedhjet ose shkarkimet e pazakonta mund të ndodhin para dhe pas menopauzë-s. Kjo shpesh nuk është si rezultat i kancerit të mitrës. Megjithatë të gjitha gratë me gjakrrjedhje ose shkarkim të pazakontë duhet të shkojnë për kontrolle tek mjeku i tyre.

Mjekët dhe profesionistët e shëndetit që ju mund të takoni

Mjeku juaj do t’ju vizitojë dhe referojë për teste të mëtejshme për ta parë nëse keni kancer. Kjo mund të jetë shqetësuese dhe e lodhshme, veçanërisht nëse ju keni nevojë për të bërë teste të shumta.

Nëse testet tregojnë që ju keni ose mund të keni kancer, mjeku juaj do t’ju rekomandojë tek një specialist që do ju këshillojë rreth trajtimit të mundshëm.

Ju mund të prisni që të kujdeseni nga një grup profesionistësh. Idealisht, të gjitha testet dhe trajtimet tuaja duhet të jenë të pranishme në spital. Kjo nuk mund të jetë e mundur në disa zona jometropolitane.

Specialistët dhe profesionistët e tjerë të shëndetit që kujdesen për njerëzit me kancerin e mitrës janë:

  • Gjinekolog-ët, që janë kirurg-ë të specializuar në kancera të sistemit riprodhues të femrës;
  • Onkolog-ët e rrezeve, që janë të specializuar në radioterapi;
  • Onkologët mjekësor; që janë të specializuar në kemioterapi;
  • Endonokrinologët, që janë të specializuar në trajtimin hormonal;
  • Infermierët, që janë të specializuar në kujdesin e pacientëve që kanë kancer;
  • Dietologët, këshilluesit, psikolog-ët, punonjësit social, psikoterapistët dhe terapistët që do t’ju këshillojnë në lidhje me shërbimet që do ju ndihmojnë për tu kthyer në aktivitet normal.

Si është diagnostikuar kanceri i mitrës

Ekzaminimi fizik

Mjeku do të kontrollojë barkun tuaj për të parë për ënjtje.

Mjeku mundet gjithashtu të shohë edhe tek vagina dhe në qafa e mitrës.

Ultratingujt Transvaginal

Në këtë test, ultratingujt janë përdorur për të krijuar një pamje të organeve të brendshme.

Pages: 1 2 3