Kanceri i mitrës: Trajtimet

Trajtimet shumëvjeçare të pacientëve me kancer dhe trajtimet test-uese në klinika i ka ndihmuar doktorët për të marrë më shumë njohuri rreth llojit dhe fazës së kancerit. Mjeku do t’ju këshillojë mbi trajtimet më të mira të kancerit. Kjo do të varet nga rezultatet e testimit, ku ndodhet kanceri dhe nëse ai është shpërndarë, moshën tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm dhe se çfarë ju doni.

Kanceri i mitrës shpesh është diagnostikuar herët, përpara se ai të përhapet. Kjo do të thotë se shumë gra nuk do të kenë nevojë për trajtime të ndryshme nga kirurgjia. Efektet më të mëdha anësore të kirurgjisë është që gruaja mund të mos bëjë më fëmijë. Kirurgjia gjithashtu shkakton menopauzën.

Nëse kanceri është shpërndarë përtej mitrës, atëherë radioterapi-a, trajtimi hormonal ose kemioterapia mund të përdoren në vend të kirurgjisë.

Trajtimi për kancerin e mitrës ka një normë shumë të lartë shërimi.

Kërkimet në lidhje me shkaqet e kancerit të mitrës janë duke u zhvilluar në shumë pjesë të botës. Ky kërkim zakonisht përfshin testimin për të parë se cilat gjene janë të përfshira. Nëse ju jeni të interesuar, pyesni doktorin për më shumë informacion rreth trajtimeve në vende të ndyshme të botës.

Kirurgjia

Kanceri i mitrës është trajtuar zakonisht duke hequr mitrën. Ky operacion është quajtur histerektomi. Operacioni gjithashtu lejon doktorët për të gjetur se cilin lloj kanceri të mitrës ju keni dhe për të parë nëse ai është shpërndarë.

Prerja bëhet përgjatë zonës pubik-e. Pasi barku është hapur, kirurg-u lan zonën me një lëng, më pas ajo dërgohet tek patolog-u, i cili kontrollon lëngun për qelizat e kancerit.

Kirurgu kontrollon të gjitha organet në bark, duke parë për shenja të përhapjes së kancerit (metastazë). Ky operacion është quajtur laparotomi. Kirurgu më pas heq mitrën (histerektomia). Tubat tuaj fallopianë (tubat uterine) dhe vezoret do të hiqen. Kjo kirurgji përdor zakonisht një kamera për të parë brenda barkut.

Pages: 1 2 3 4 5 6 7