Kanceri mushkrive: Ç'fare duhet të dini!

Kancer-i mushkërive është rritja e qelizave abnormale brenda mushkërive. Këto qeliza riprodhohen në një normë shumë më të madhe sesa qelizat normale. Qelizat abnormale rrinë së bashku dhe formojnë një grup ose masë, të njohur si tumor. Nëse qelizat abnormale fillojnë të rriten në mushkëri, kjo është e njohur si tumori primar i mushkërive.

Cilat janë dy llojet kryesore të kancerit të mushkërive?

Kanceri që zhvillohet në mushkëri është i ndarë në dy lloje kryesore: kanceri i qelizave jo të vogla të mushkërive dhe kanceri i qelizave të vogla të mushkërive, në varësi sesi qelizat duken nën mikroskop.

Kanceri i qelizave jo të vogla të mushkërive, që është lloji më i zakonshëm i kancerit të mushkërive, në rreth 80% të të gjithë kancerave të mushkërive, ka të bëjë me qelizat që prekin tubat në mushkëri dhe rrugët e frymëmarrjes. Kanceri i qelizave të vogla të mushkërive, që kanë tendencë që të fillojnë në mesin e mushkërive dhe janë shumë fort të lidhura me pirjen e duhanit, duke përfshirë rreth 20% të të gjithë kancerit të mushkërive.

Çfarë e shkakton kancerin e mushkërive?

Pirja e cigares është shkaku kryesor i kancerit të mushkërive. Mbi 90% e rasteve të sëmundjes janë të shkaktuar nga duhanpirja. Megjithatë, nuk dihet se përse një duhanpirës zhvillon kancerin e mushkërive ndërkohë që të tjerët jo. Edhe pse e pazakontë nën moshën 40 vjeç, rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive rritet ndjeshëm pas moshës 50 vjeçare. Sa më i ri të jetë një person kur fillon pirjen e duhanit, aq më i lartë është rreziku i zhvillimit të kancerit të mushkërive.

Pages: 1 2 3 4 5