Kancer-i mushkërisë është njëri prej shumë pak kancerave që ka një sërë shkaqesh dhe faktorësh të vërtetuar dhe të njohur.

Duhani

Rreth një në 10 duhanpirës zhvillon kancerin e mushkërisë, por studimet kanë treguar se ekspozimi ndaj tymrave shkakton kancerin e mushkërive në 9 njerëz nga 10 gjithsej.

Thithja e tymit të cigares së dikujt tjetër (pirja pasive ose e dorës së dytë) mund të shkaktojë kancerin e mushkërisë.

Nëse ju jeni një duhanpirës

Pjesa më e madhe e njerëzve e kanë filluar pirjen e duhanit kur kanë qenë të rinj, në momentin kur ato kanë qenë të palajmëruar rreth rreziqeve të shëndetit.

Pirja e duhanit është varësi dhe kjo është arsyeja kryesore se përse duhanpirësit vazhdojnë të pijnë duhan edhe pse shumë njerëz përpiqen ta lënë atë.

Mjekët tuaj e kuptojnë këtë dhe do ta konsiderojnë ndërkohë që kujdesen për ju. Ata nuk duhet t’ju paragjykojnë negativisht sepse ju jeni (apo ishit) duhanpirës.

Joduhanpirësit të cilët kanë qenë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë shpesh kanë një rrezik 20-30% më të lartë të zhvillimit të kancerit të mushkërive se sa joduhanpirësit të cilët nuk kanë qenë të ekspozuar. Njerëzit të cilët kurrë nuk kanë pirë dhe nuk kanë qenë rreth e rrotull tymit të dorës së dytë kanë një rrezik 0.5% ndaj të zhvilluarit të kancerit të mushkërive.

Ekspozimi ndaj asbestit

Edhe pse përdorimi i asbestit është ndaluar që nga viti 2003, ai ende mund të jetë në disa ndërtesa të vjetra. Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj asbestit kanë një rrezik më të madh ndaj kancerit. Disa njerëz janë të ekspozuar ndaj asbestit në punë ose gjatë rinovimeve të shtëpive.

Ekspozimi ndaj elementëve të tjerë

Kontakti me përpunimin e çelikut, nikelit, kromit dhe qymyrgurit mund të jetë gjithashtu një faktor rreziku. Ekspozimi ndaj rrezatim-it dhe ndotjeve të tjera të ajrit, të tilla si tymi, nafta, gjithashtu rrisin rrezikun e kancerit të mushkërive.

Cilat janë simptomat?

Simptomat kryesore të kancerit të mushkërive janë:

  • Kollë e thatë ose ndryshim në kollën kronike;
  • Dhimbje gjoksi ose frymëmarrje të vështirësuar;

Pages: 1 2