Kirurgji-a është njëra ndër opsionet e pranishme për trajtimin e kancer-it të prostatës. Vendimi lidhet me kryerjen e nje operacioni, gjë që nuk e lehtë. Ai duhet të bëhet vetëm pasi të jenë diskutuar rreziqet dhe përfitimet e procedurës me mjekun tuaj. Çështjet që duhet të merren parasysh përfshijnë natyrën e kancerit, moshën tuaj dhe shëndetin tuaj të përgjithshëm.

Impotenca (disfunksion erektil)

Një ndër efektet anësore të lidhura me kirurgjinë për kancerin e prostatës është impotenca (paaftësia për të arritur në ereksion). Ekziston një rrezik i lartë për impotencë, pasi prostata shtrihet pranë nervave dhe qelizave të gjakut që janë të rëndësishme për ereksionin dhe këto nerva dhe qeliza mund të dëmtohen gjatë operacionit.

Mospërmbajtja

Në mënyrë të njëjtë, mospërmbajtja (humbja e kontrollit të fshikëzës) mund të jetë një problem pas kësaj lloj kirurgjie, pasi prostata është e lokalizuar në bazën e fshikëzës që rrethon tubin urinar (uretrën).

Rreziqet e këtyre efekteve anësore

Mospërmbajtja

Rreziku i mospërmbajtjes urinare, vitet e fundit ka qenë i ulët.

Impotenca

Në të kaluarën, deri në 70% e burrave që kishin prostatën e tyre të hequr për shkak të kancerit kishin disa vështirësi për të arritur ereksion-in. Megjithatë, teknikat e reja kirurgjikale që lidhen me funksionin erektil kanë zvogëluar rrezikun e këtij efekti anësor. Funksioni erektil mund të vazhdojë të përmirësohet gjatë shumë viteve pas operacionit.

Për të minimizuar rrezikun tuaj të impotencës pas operacionit, çfarëdo lloj faktori që mund të sjellë probleme ereksioni duhet treguar. Rreziqe të tilla përfshijnë pirjen e duhanit, kolesterol-in e lartë, presionin e lartë të gjaku-t, obezitet-in dhe diabet-in. Doktori juaj do t’ju tregojë rreziqet dhe do ju ofrojë trajtimin dhe këshillën e nevojshme.

Funksioni seksual pas kirurgjisë

Ereksion-i spontan mund të kthehet pas 6 muajsh të një operacionit të suksesshëm. Megjithatë, disa meshkuj mund të mos përjetojnë rikthimin spontan për më shumë se 3 vjet.

Pages: 1 2