Kanceri i prostatës: Shkaqet dhe simptomat

Ndërkohë që shkaqet e kancer-it të prostatës janë të panjohura, shanset e zhvillimit të kancerit të prostatës rriten:

  • Me rritjen e moshës – ajo prek kryesisht meshkujt mbi moshën 65 vjeçare;
  • Nëse babai ose vëllai juaj ka patur kancerin e prostatës;
  • Nëse ju keni një histori familjare me kancerin e gjirit.

Në 5-10% të meshkujve me kancerin e prostatës, historia mjekësore familjare mund të përcaktojë se ato kanë gjene të trashëguara që kontribuojnë në zhvillimin e kancerit.

Ju mund të keni një gjen të trashëguar të kancerit të prostatës, nëse ju keni:

  • Të afërt të shumtë me kancerin e prostatës ose me kancerin e gjirit (nga ana e familjarëve të mamasë ose të babait).
  • Meshkuj të rinj të afërt me kancerin e prostatës (nën moshën 50 vjeçare).

Nëse jeni të shqetësuar rreth historisë familjare për kancerin e prostatës, ju mund të pyesni doktorin tuaj për t’ju referuar në një klinikë për kancerin ose tek një urolog për t’ju këshilluar në lidhje me testet e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj.

Simptomat e kancerit të prostatës

Prostata në fazat e saj të fillimit shumë rrallë shkakton simptoma. Kjo ndodh për shkak se kanceri nuk është mjaftueshëm i madh për të vendosur presion mbi uretrën.

Nëse kanceri rritet dhe zhvillohet përtej prostatës (kanceri i avancuar), mund të shkaktojë:

  • Dhimbje ose djegie gjatë urinim-it;
  • Rritje të frekuencës ose vështirësi në urinim;
  • Gjak në urinë;
  • Dhimbje në shpinë ose në ije.

Kanceri i avancuar i prostatës mund të ushtrojë presion mbi uretrën dhe të shkaktojë probleme urinar-e, por më pas ka shumë mundësi që të shkaktojë edhe probleme të tjera dhe simptoma serioze.

Këto simptoma janë të zakonshme ndaj gjendjeve të tjera dhe nuk mund të jenë shenjë e kancerit të avancuar të prostatës. Nëse ju jeni të shqetësuar rreth kancerit ose jeni duke përjetuar ndonjë nga këto simptoma, duhet të flisni me doktorin tuaj të përgjithshëm (GP).